Si të llogarisni sa i gjatë do të jetë fëmija juaj?

spot_imgspot_img

Sa i gjatë do të jetë fëmija im: Qe si të llogarisni saktësisht në centimetra!

Kur një fëmijë lind, të gjithë fillojnë të mendojnë menjëherë se kujt i ngjan dhe si do të duket kur të rritet. Kështu pothuajse çdo prind pyet veten se sa i gjatë do të jetë fëmija i tij kur të rritet.

Dhe nga çfarë varet gjatësia e fëmijës?

Nuk është e mundur të përcaktohet saktë gjatësia që do të ketë fëmija kur të rritet.

Fëmija do të rritet me shpejtësi gjatë pubertetit dhe gjatësia mund të ndikohet nga:

  • Gjenetika
  • Hormonet
  • Kequshqyerja
  • Sëmundjet
  • Anomalitë gjenetike
  • Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Disa faktorë shtesë, si klima, ushtrimet fizike, ndotja, gjumi dhe të ngjashme.

Si mund ta di sa i gjatë do të jetë një fëmijë?

Kur bëhet fjalë për vajzat – Zbrisni 12 cm nga gjatësia e babait, pastaj shtoni gjatësinë e mamasë. Ndani numrin që rezulton me dy dhe do të merrni afërsisht gjatësinë e fëmijës.

Kur bëhet fjalë për djemtë – Shtojini 12 cm gjatësisë së mamasë, pastaj shtoni gjatësinë e babait. Ndani numrin që rezulton me dy dhe do të merrni përafërsisht gjatësinë e fëmijës suaj.

Në këtë mënyrë, sigurisht, nuk do të përcaktoni gjatësinë e saktë të fëmijës, por mund të dini përafërsisht sa i gjatë do të jetë fëmija.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.