Si të gjeni sytjena (jelekë) të rehatshme përgjithmonë

Që të gjeni sytjena të rehatshme dhe të duhura, duhet t’ia parashtroni vetes vetëm disa pyetje kyçe. Njiheni trupin tuaj dhe shkoni drejt e në duqane për shoping efektiv.

Sutjena e gabuar jo vetëm që ju bën të dukeni keq, por edhe ju sjell probleme shëndetësore si dhimbje prapa shpinës dhe skuqje të lëkurës (nëse është tepër i ngushtë). Gjithashtu, disa ekspertë pohojnë se zgjedhja e gabuar e sytjenave mund të sjell edhe sëmundje serioze të gjinjve. Ja se cilave këshilla duhet tu kushtoni vëmendje për të gjetur sytjena të rehatshme përgjithmonë.

A ju qëndron teli i sytjenës rehatshëm nën gji dhe a është i vendosur në mënyrë korrekte? Nëse teli është jostabil dhe lëviz, atëherë sytjena nuk është shumë e përshtatshme. Duhet që teli të qëndrojë mirë nën gjoks dhe të mos zhvendoset apo lëviz. Nëse arrini të lëvizni duart drejt kokës dhe në këtë mënyrë sytjenat nuk ju lëvizin dhe telat e saj qëndrojnë nën gjinj, kjo është zgjidhje e duhur dhe nuk keni gabuar në blerje.

A ju dalin gjinjtë jashtë sipërfaqës së sytjenave? Ndoshta kjo ju duket seksi, mirëpo nuk është aspak gjë e mirë. Pjesa e pambuktë e sytjenave do duhet të mbulojë tërë gjinjtë tuaj duke mos lejuar që të dalin jashtë saj.

A ju rrëshqet sytjena pa mbajtëset e saj (dizgat)? Për këtë ju duhet sytjenë me madhësi më të vogël. Kur duhet te veshni një të tillë pa mbajtëse, medoemos të jete numri më i vogël që të mbajë në mënyrë të shtrënguar gjinjtë dhe në këtë mënyrë të parandalojë rrëshqitjen e saj. Përpiquni të kërceni pak që të vërtetoni nëse ajo rrëshqet. As ju nuk do dëshironit që tërë kohën të rrini në stresin se mos vallë do ju bje. Kjo vecanërisht paraqet problem për vajzat e reja pasi është preferencë e tyre që të veshin sytjena pa mbajtëse. Alternativë më e mirë për këtë rast do të ishte nëse bleni fustan që përmban nën vete sytjena të ngjitura.

Gjinjtë tuaj nuk qëndrojnë drejtë dhe stabil por lëvizin dhe janë në formë të papërshtatshme nën sytjenat? Atëherë kjo do të thotë se ju nuk keni zgjedhur korpat e pambukta të duhurat për ju. Nuk është me rëndësi vetëm madhësia e sytjenave pasi edhe forma e gjinjve nuk është e njejtë tek të gjithë femrat. Provoni shumë lloje të tyre për të vërtetuar se cila madhësi ju përshatet më së miri. Korpat e sytjenave ju janë dëmtuar dhe kanë prishur formën e mëparshme të tyre? Kjo tregon se ju duhen sytjena më të vegjël ose të tilla që mund të shtoni mbushjen e pambuktë.

kosovarja.ch