Si të dukeni e gjallë kur keni ftohje

spot_imgspot_img

Ndonjëherë mund të sëmureni edhepse keni ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje, pasiqë dimri i ftohtë është sezonë për këso gjërash. Ftohja mund të ndryshojë dukjen tuaj dhe rutina juaj e zakonshme e bukurisë mund të mos ju ndihmojë. Ja se çfarë duhet të bëni për t`u dukur më mirë…

Një natë më parë

Para se të shtriheni në shtrat, bëni një kontroll të dëmit. Gjejeni një mënyrë për të qetësuar hundën e kuqe e cila shkaktohet nga faculetat, andaj një formulë hidratuese do ju ndihmojë.

Në mëngjes

Paspastrimit, trajtojeni lëkurën e hundës me hidratues që përmban galaktoarabinan, është një ekstrakt bimor që përmban cilësi anti-inflamatore dhe rigjeneruese.

Sytë e ënjtur vijnë si pasojë e stimulimit të sistemit limfatik, i cili e pastron organizmin nga mikroorganizmat duke i bartur lëngjet nga indet në gjëndrrat limfore, gjë që mund të arrihet duke aktivizuar sistemin limfatik nëpërmjet nëj masazhi. Ky masazh mund të bëhet me majen e gishtave, masazhoni rajonin rreth hundës dhe nën sy në lëvizje rrethore, lëvizni gishtërinjtë në pjesët e jashtme të syve ku takohen me mollëzat dhe masazhoni aty.

Nëse lëkura juaj duket e zbehtë atëherë duhet të përdorni kremë për rregullimin e ngjyrës së lëkurës.

Përfundimisht, lëvizjen tuaj të fundit e bëni prap tek hunda, pasiqë është pjesa që ju “tradhëton” më shumë kur jeni e ftohur, dhe do të jeni e gatshme të përballemi me botën./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.