Si të dalloni se fëmiu juaj është gjeni?

spot_imgspot_img

Është me rëndësi që prindërit në kohë të shohin se fëmiu i tyre posedon intelegjencë mbi mesataren, që të mund t’i ndihmojnë mos të kalojë rrugën kaotike të cilën shpesh e kalojnë gjenitë e pazbuluar.

Shkencëtarët konstatojnë se intelegjenca e jashtzakonshme tregohet në kohë vetëm tek 3-5 % i fëmijëve me këtë dhunti, edhepse në tre vite ata tregojnë disa shenja të caktuara që prindërit duhet t’i njohin.

Në fakt, është shumë e rëndësishme që prindërit të kuptojnë në kohë që fëmija i tyre ka një inteligjencë të lartë, për të ndihmuar atë për të shmangur rrugë kaotike të jetës që shpesh kalojnë gjenitë e pazbuluar… Nuk është e lehtë kur ju mendoni që jeni të ndryshëm nga moshatarët e juaj dhe nuk e dini pse?

Nëse vëreni që fëmija juaj tetë vjeçar rezonon si të jetë dhjetë vjeç, që sikur për shaka i kryen detyrat matematikore që janë për moshë shumë më të madhe, atëherë keni të bëni me një gjeni. Fëmijë të tillë shumë herët dhe lehtë mësohen të flasin dhe zakonisht kanë fjalor jashtëzakonisht të pasur.

Kur shkon në shkollë, kryesisht mërzitet në klasë, shkakton konfuzion në klasë ose tërheqet në veten e tij sepse shpejtë  kupton gjithçka që mësuesi shpjegon. Kjo, për fat të keq, nuk do të thotë se ai do të përfundojë me sukses arsimin e tij.

Gjeniu i vogël  rrallë herë tregon interesim për të njejtat gjëra sikur moshatarët e tij, preferon të kalojë kohën me më të moshuarit, është shumë i zgjuar për moshën e tij, jep mendime për njerëzit rreth tij, mirëpo vështirë krijon shoqëri dhe i pengon çdo padrejtësi.

Fëmija i talentuar parashtron pyetje shumë serioze dhe hutuese për jetën. Nëse tek fëmija i juaj i shihni këto veti, patjetër konsultohuni me psikologun për fëmijë. Nëse testimet psikologjike tregojnë se IQ e tij kalon 125 përderisa mesatarja e moshatarëve të tij është 100, atëherë nuk ka më dilema, dhe ju duhet t’i ndihmoni që më lehtë të kalojë unikalitetin e tij./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.