13.1 C
Priština
More

    Si ta pranoni kritikën e nënës suaj?

    spot_imgspot_img

    Nga gjithë ata që mund t’ju gjejnë vërejtje, t’ju ankohen ose me dashamirësi t’ju adresojnë ndonjë këshillë, më e vështira është ta pranoni kritikën e nënës suaj.  

    Pakëndshmëria që shfaqet pas kritikës së marrë nga nëna nuk vjen pse e konsiderojmë si armiqësore, por sepse nëna për ne është njëri nga personat e rrallë që mund të na lëkundë vetëbesimin dhe të na bëjë të ndjehemi të pasigurta si fëmijë.

    “Shpirt, ai fustan është i bërë për persona me trup shumë të hollë”, “Asnjëherë nuk kam parë që dikush ta mbajë beben ashtu”, “Dukesh… e lodhur”, “Duhet të jesh falemnderuese për atë që ke, e jo të përpiqesh për diçka aq të pasigurtë, tani je nënë dhe duhet të sillesh më me përgjegjësi”, “Mendoj se ai libër do të të rëndojë shumë”. Nuk thotë çdo nënë pikërisht gjëra të këtilla, por nëse nëna juaj i thotë, bile edhe nëse jeni të sigurta se këtë e bën me qëllimin më të mirë, kjo gjë ju godet rëndë. Sadoqë të jeni të afta, të suksesshme, me vetëbesim të plotë, një koment i këtillë mund të jetë edhe më shumë se i mjaftueshëm që juve t’ju “mposhtë” dhe t’ju dekurajojë.

    Pse është kështu? Shumica e vajzave janë të edukuara në mënyrë të tillë që përpiqen shumë për t’i kënaqur kriteret e nënës, të njejtën gjë e bëjnë edhe kur të rriten. Ndërsa nëna, kuptohet, “e di çfarë është më e mira”, dhe është mësur që t’ju trajtojë si fëmi, si dikë të cilit i është i domosdoshëm udhëzimi – vajza e saj mund të jetë jashtëzakonisht e mençur, por përsëri është ende fëmijë, nuk di sa duhet, është patjetër të këshillohet vazhdimisht. E ajo “vajza”, tanimë është bërë femër e rritur, është mësuar të reagojë ndaj nënës siç reagon fëmija, dhe do të vazhdojë, sipas shprehisë, të reagojë në atë mënyrë. Këtu ka patur, në ndërkohë, sigurisht edhe rrebelim adoloshence, por edhe më tutje, pak nga fjalët e të tjerëve mund t’ju prekin sa ju prekin fjalët e nënës. Pak nga fjalët nga të tjerët mund t’ju bëjnë të ndjeheni aq e pasigurtë se ju bëjnë fjalët nga nëna.

    Kjo nuk do të thotë se nëna mesiguri përpiqet t’ju komandojë, ajo artikulon mendimet ashtu siç e ka shprehi, dhe në këtë gjë nuk sheh asgjë të keqe. Vetëm se ju ndjeheni keq, çfarë të bëni? Ta përkujtoni veten se më nuk jeni fëmi – e as adoloshente e pasigurtë. Dhe me qetësi t’i thoni nënës suaj se si ndjeheni nga fjalët e saj, dhe ta pyesni a ekziston ndonjë arsye për shkak të të cilit ajo ju drejtohet juve si fëmi, edhepse tanimë jeni e rritur. Nëse ju thotë se për të ju gjithmonë do të jeni fëmija e saj, shpjegojani se këtë e kuptoni, por se do ta çmonit nëse ajo e pranon se tanimë jeni person i rritur dhe duhet t’ju drejtohet si një personi të rritur – a do t’i kishit thënë shoqes suaj aq hapur se është shumë e trashë për atë fustan?

    I jepni pak kohë nënës suaj që të përpiqet të adaptohet me formën e re të komunikimit ndërmjet jush. Ndoshta do të ketë sukses. Nëse nuk ecën, ateherë shmangini bisedat për temat në të cilat jeni e ndjeshme dhe në të cilat ju “mposhteni” – fëmijët tuaj, martesa, pesha trupore, zgjedhja e garderobës… Nëse është e domosdoshme (sinqerisht shpresojmë të mos jetë), për një kohë fare mos bisedoni më të, që ta kuptojë se e keni seriozisht dhe më nuk lejoni një formë të tillë të komunikimit. Edhe mos ngurroni që t’i kundërviheni asaj (“Fëmijën tim e edukoj ashtu siç vetë mendoj se duhet”, Mua më pëlqen se si më rri ky fustan, e gjithashtu i pëlqen edhe burrit tim dhe miqve”… ), sepse më nuk jeni fëmi i detyruar ta dëgjojë nënën, por jeni person i rritur e cila në mënyrë të pavaruar sjell vendime dhe udhëheq jetën e vet (jo jetën e saj, e as jetën çfar ajo e shpreson se do ta bëni ju!) ashtu siç dëshiron dhe mendon se duhet. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...