Pas ndarjes më së miri është t’i largoni të gjitha dëshmitë e lidhjes, sepse nëse i mbani, janë shanset më të mëdha që t’i kujtoni vazhdimisht çastet e bukura të cilat nuk janë më.

Secili reagon ndryshe në ndarje. Disa femra qajnë gjatë gjithë dites, disa tjera pastrojnë banesën deri sa ta sterilizojne të tërën, derisa të tjerat në dukje vazhdojnë jetën si të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo që secilës do t’i ndihmojë është ‘pastrimi general’, largimi i fotografive të përbashkëta në të cilat keni dalur të lumtur dhe të dashuruar, dhuratat që ju ka dhënë gjatë lidhjes si dhe gjurmët e shkruara që të burgosin në të kaluarën. Nuk themi që duhet të bëheni si të mos kishte ekzistuar asnjeherë lidhja , por që në asnjë mënyrë nuk keni nevojë për stimulim shtesë që ju përkujton në atë që nuk e keni më.

Mesazhet

SMS mesazhi i tij i parë është përplot pasiguri, fjalë të ëmbla dhe përpjekje për t’ju bërë për vete, dhe saherë që e lexoni atë ju mbushen sytë me lot? Në vend që të jetoni në të kaluarën dhe me pyetjen se çka shkoi krejt mbrapsht, thjesht fshini mesazhet të cilat ju kthejnë në ditët e vjetra. Leximi i mesazheve nga koha kur ai është përpjekur që t’ju përvetësojë do të krijojë iluzionin se gjithçka mund që të kthehet në të vjetrën, por edhe që lidhja juaj ka qenë larg më e bukur se sa vetëm një rastësi.

Facebook-u

Është turp dhe fëmijërore që ta fshini nga Facebook-u, veçanërisht nëse jeni ndarë në qetësi. Përsëri për juve është më lehtë që mos të dini çfar bën, andaj thjesht vetëm fshiheni. Përveç fshehjes së profilit të tij, është shumë normale t’i fshini edhe të gjitha mesazhet, pasiqë ajo që vlen për telefon, vlen edhe për mesazhet në Facebook.

Fotografitë

I posedoni në telefon mobil, në Facebook, përmbi tavolinë… Dhe sa herë që do ta shihni fotografinë e tij, nuk do ta keni njejtë. Nuk themi që duhet t’i digjni ose t’i hidhni, por kishte qenë mire t’i fshehni nga vetja. Ato foto që i keni ne Facebook fshijini dhe ruajini në ndonjë folder në kompjuter, ndërsa ato që i keni nëpër tavolinë vendosini në ndonje sirtar.

Suveniret

Bileta për kinema e takimit tuaj të parë, mbajtësja e çelësave që ju ka dhuruar në ndonjë takim, ose edhe dhuratat e ditëlindjes, janë vetëm gjësende që do t’ju kujtojnë ditët e bukura dhe do t’ju rëndojnë procesin e tejkalimit të vuajtjes. Nuk keni nevojë t’i hidhni, por do të ishte mirë që t’i vendosni në ndonjë vend ku nuk mund t’i shihni për çdo ditë. Nëse ju ka trajtuar keq, më së miri është që t’i hudhni fare ato kujtime. Ju do ta keni më të lehtë, sepse do ta keni ndjenjën që po e zgjidhni të kaluaren, e më vonë nuk do të keni asgjë që do t’ju kujtojë lidhjen nga e cila nuk e keni marrë atë që e keni merituar./kosovarja.ch/