Si ta parandalojmë dhe ta “shërojmë” skuqjen e lëkurës në ditë të ftohta

spot_imgspot_img

I ftohti, fryma dhe ndryshimet e mëdha të temperaturës shkaktojnë skuqje në fytyrë, por edhe mundësi për kallje. Këtë problem më së miri mund ta shëroj serumi, shkruan Daily Makeover. Serumet me të mira janë ato në bazë të kamomilit sepse ajo qetëson, derisa acidi e hijarulonit ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe parandalon zbokthin e lëkurës. Por, para përzgjedhjes së preparatit të duhur konsultohuni me dermatologun.

Kremi lehtëson kruajtjen

Pas serumit duhet të hidratojmë lëkurën me krem i cili do të lehtësojë kruajtjen. Zgjedhja më e mirë është vaji i arganit i cili nxit prodhimin natyral të vajit të lëkurës, rrit elasticitetin dhe hidraton. Përveç vajit argan ndihmon edhe kremi në bazë të aloe vera i cili largon qelizat e vdekura të lëkurës, nxit rigjenerimin dhe zvogëlon skuqjen.

Xhenxhefil dhe tranguj kundër skuqjes

Tek skuqja, përveç serumit, ndihmojnë edhe zgjidhjet natyrale siç është gjalpi shea, më pas vaji i ullirit dhe i bajameve të cilat ushqejnë lëkurën dhe ndikojnë kundër kallje. Irritimin e lëkurës e zbut edhe ekstrakti i çajit të gjelbër, trangulli, xhenxhefili dhe vitamina C. Por nëse lëkurën e keni të ndezur, duhet t’i shmangeni kremrat me aromë, në bazë të alkoolit, metanolit, eukaliptit, vajit të karafilit sepse edhe më shumë e irritojnë lëkurën, sidomos atë të thatën.

Shkaktarë të skuqjes mund të jenë bakteret

Përveç motit të keq, skuqjen e lëkurës mund ta shkaktojnë edhe bakteret. Në këtë rast rekomandohet që lëkurën ta trajtoni me serum me hidrogjen sepse në mënyrë natyrale largon bakteret. Përveç kësaj ndihmojnë edhe tretmanët laser sepse ndikojnë në brendi të lëkurës dhe e pastrojnë.

Lagështia mbron lëkurën

Ndryshimi i temperaturës në mes të asaj jashtë dhe brenda nuk duhet të jetë shumë e madhe dhe kështu rekomandohet që termostatin ta lëni në mes të 18 dhe 20 gradë celzius. Kështu lëkura nuk do të pësojë shok kur të dilni dhe ka rrezik më të vogël të shfaqet e skuqura. Përveç kësaj ndihmojnë edhe lagështiia e cila parandalon tharjen e lëkurës.

Shmangiuni ushqimit me mëlmesa dhe kofeinës

Ushqimi me mëlmesa dhe kofeina rrisin temperaturën e trupit, dehidrojnë lëkurën, rrisin qarkullimin dhe shkaktojnë skuqjen. Por edhe irritimin e lëkurës për këtë mirë kishte qenë t’i ikni këtyre në ditët e dimrit. Është e rëndësishme të pini ujë mjaftueshëm sepse ai ul temperaturën, e me të edhe rrezikun për skuqje. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.