Shikoni transformimet e mahnitshme me anë të grimit [Video]
Është interesante fakti se shumica e njerëzve gjithnjë e më shumë pëlqejnë ndryshimin tek vetja e tyre, mundohen të transformohen krejtësisht në diçka tjetër, madje të humbin edhe origjinalitetin e tyre. Mirëpo, ndonjëherë ekzistojnë ndryshime që janë të domosdoshme për një pjesë të njerëzve, të cilët për shkak të ndonjë fatkeqësie në jetën e tyre, duhet të maskohen për të mos u bërë temë diskutimi në publik.
Make up artistja ruse Goar Avetisyan, njihet për kontributin e saj në persona të tillë që kanë vërtetë nevojë të ndjehen të pranishëm dhe të dashur në mesin e shoqërisë. Zakonisht Avetisyan ka pasur tendencë të mirret me lëkura të acarruara, modifikimi i të cilëve vërtetë ka pasur rezultat dhe ka përfunduar me emocione, por kohët e fundit, Avetisyan ka provuar të merret me disa ndryshime tek persona të caktuar, si femra që kanë shenjë në lëkurë qysh nga lindja, femra që luftojnë me kancer si dhe të mbijetuarat nga ndonjë djegie. Avetisyan u frymëzua nga këto femra, ndërpreu punën e përditshme në Moskë dhe shkoi në turneun për të ndihmuar në frymëzim dhe inkurajim femrat që të ndihen bukur si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Në fakt, Avetisyan bën që femrat e tilla të ndihen akoma më mirë për veten e tyre, duke iu falenderuar teknikës së grimit dhe fshehjes së këtyre defekteve. Dhe, në vazhdim po ju paraqesim disa foto mahnitëse të transformimit të këtyre femrave:
Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.
Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.
Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.
Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.