Sherre të vogla të çdo gruaje!

spot_imgspot_img

Gratë i organizojnë fotot para se ti publikojnë ato në internet, ato gënjejnë në lidhje me çmimin e rrobave që i kanë blerë, dhe në desktop-in e tyre në PC, më shumë preferojnë të mbajnë fotografi të yjeve më tërhëqs se një foto të dashurit të saj apo burrit ….

Një në pesë gra çdo ditë angazhohet në një seri të shakave (sherreve), në mënyrë për ti përmirësuar vetes ditën, ka treguar një hulumtim. Disa përdorin mundësinë për të lajmëruar shefat e tyre që janë të sëmurë edhe kur vërtet nuk janë, të tjerëve fshehurazi ju pëlqen babai i partnerëve të tyre, ndërsa radha e tretë në desktopin e punës e mbajnë foton e një ylli me pamje të mirë, e jo foton e të dashurit apo burrit.

Prej 2.000 femrave të anketuara 15 % kanë pranuar që i rregullojnë fotot e tyre, dhe me anë të kompjuterit i përmirësojnë parregullsitë para publikimit të tyre në një rrjet social.

Nga të gjitha gratë e anketuara, 17 % prej tyre gënjejnë se sa në të vërtet kanë shpenzuar në rroba të reja, këpucë apo çanta. Jo rrallë, ato shkojnë aq larg sa që pretendojnë që rrobat e reja janë dhurata edhe pse në të vërtetë i kanë shpenzuar orë të tëra në shoping.

Gjithashtu, gati çdo e katërta grua ka zbuluar që ‘shtyhet’ në mënyrë që të marrin një zbritje në çmim. Zonjat i mbyllin syrin edhe një kamerieri në kafiteri dhe tregtarit të makinave në mënyrë që të merrnin ndonjë shërbim më të mirë apo një faturë më të ulët.

Vetëm 18 për qind të tyre kanë thënë se ato kurrë nuk e kishin bërë një prej këtyre veprave të vogla, por studimet kanë vërtetuar se edhe kjo nuk është e mirë sepse sherret e vogla e reduktojnë stresin dhe i’u japin një ndjenjë se janë të shëndetshme, të lumtura dhe më të reja. 59 % të grave që janë të prirura për këtë lloj të sherreve, kanë pranuar që këtë e bëjnë në mënyrë që të lirohen nga stresi, dhe 38% thonë se ato angazhohen në këto sherre për të përballuar me lehtë krizën ekonomike./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.