2.8 C
Priština
More

    Shenja e horoskopit tregon gatishmërinë tënde ndaj partnerit

    spot_imgspot_img

    Thuhet se në dashuri dhe luftë gjithçka është e mundur dhe e lejuar, dhe se çfarë jeni ju të gatshëm të bëni për partnerin tuaj, na tregojnë yjet…

    Dashi: Për shkak të personit të dashur, ju jeni në gjendje të bëni gjithçka, nuk i zgjedhni mjetet për ta arritur këtë dhe nuk ju intereson ajo se çfarë të tjerët mendojnë. Përpjekjet e meshkujve zakonisht janë të suksesshme sepse ata janë gjithmonë tëpandalshëm dhe të mprehtë. Femrat hezitojnë që në mes të natës t’i bien ziles së derës së shtëpisë të të dashurit dhe ti hidhen në qafë.

    Demi: Nuk ka asgjë çfarë nuk do të kishit bërë për partnerin tuaj, sepse ju kurrë nuk hiqni dorë. Buketa me lule, çokollata, biletë për shfaqjen tuaj të preferuar teatrale, vargje romantike përmes SMS porosive, janë vetëm disa nga pjesët e repertoarit Të Demit mashkull, i cili përpiqet të bëjë përshtypje për partneren e tij. Nëse jeni femër, natyra juaj feministedhe aftësitë tuaja joshëse, janë pasuritë kryesore me të cilat do të mburreni para personit të dashur.

    Binjakët: Mundoheni të fluturoni në qiell për ti plotësuar dëshirat personit i cili ju intereson, shkruani mesazhe, e-maile dhe dërgoni ftesa për udhëtime romantike, apo edhe darka në restorante të sapohapura. Shoqëroheni dhe bisedoni me të afërmit e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët e punës, vetëm që të gjeni sa më shumë informacione që do të jenë të dobishme në përpjekjet tuaja për t’ia bërë të ditur se sa shumë keni interesim për të.

    Gaforrja: Emocionet e thella ju mbajnë aq fort me partnerin tuaj, saqë do ti hapni zemrat dhe dyert e shtëpisë për njëri tjetrin. Personi i cili ju intereson mund të llogarisë dhe të mbështetet tek ju, sepse pavarsisht problemeve që ju ndodhin, ai është gjithmonë në disponimin tuaj- për të mirë apo për të keq.

    Luani: Natyra juaj bujare ju bën një kalorës të vërtetë kur është në pyetje personi i dashur, dhe jeni në gjendje të bëni rrëmujë gjithë botën, vetëm që të keni mbështetjen e tij në çdo kohë të ditës apo natës. Nëse jeni femër, për shkak të fisnikërisë suaj për nga natyra, ju jeni të përgatitur që partnerin tuaj emocional ta gjallëroni më shumë sesa ai është në gjendje të bëjë për veten e tij. Angazhoheni personalisht duke i arritur të gjitha lidhjet dhe kontaktet, vetëm që ti ndihmoni atij dhe të sjellni kënaqësi për të.

    Virgjëresha: Për shkak të personit që e doni, ju jeni të gatshëm për veprime të mëdha sepse jeni person që intrigoheni më shumë nga veprat konkrete se sa fjalët. Ju jeni më shumë praktik sesa romantik, dhe se duhet t’ia bëni me dije partnerit emocional se nuk duhet të shqetësohet për asnjë lloj problemi. Sipas jush, ai kurrë nuk duhet pasur ndjenjën sikur ju ka borxh juve, sepse çdo gjë rreth tij nuk i jepet rëndësi e madhe.

    Peshorja: Jeni gati të bëni çdo gjë në emër të dashurisë, madje edhe ti thoni lamtumirë krenarisë suaj, sepse ajo që vlen vërtetë dhe që llogaritet dinjitet është të qëndruarit me personin e dashur. Për fat të mirë, natyra juaj diplomatike, ju kursen nga poshtërimi dhe përbuzja në sy të të tjerëve, sepse dini të vlerësoni momentin ku do ti tregonit personit të dashur se për çfarë jeni në gjendje të bëni, vetëm ta arrini lumturinë e tij. Jeni të gatshëm edhe për lot edhe për viktimizim, veçanërisht nëse ju keni shkaktuar keqkuptime.

    Akrepi: Ju mundeni dhe i dini të gjitha, sidomos kur doni dike me zemër e me shpirt, për ju nuk ka rëndësi nëse partneri juaj emocional jua kthen në të njejtën masë, sepse dashuria nuk duhet matur. Ajo, ose ekziston, ose nuk ekziston – nuk ka një mes, kështuqë ju moz hezitoni nëse duhet të provoni më të mirën për ta kënaqur të dashurin tuaj.

    Shigjetari: Edhepse në shikim të parë nuk dukeni ashtu, ju jeni të gatshëm të sakrifikoni shumë kur është në pyetje t’ia vërtetoni dashurinë personit tuaj të dashur. Kur personi i dashur ka probleme, reagoni mënjëherë duke kërkuar ndihmë edhe tek të tjerët që mund t’ju ndihmojnë, ta merrni në ndonjë drekë ose shetitje të shkurtë, në mënyrë që ta lehtësonit sadopak barren e tij me anë të një kujdesi të vogël.

    Bricjapi: Shumica ju perceptojnë si një person i papërmbajtur dhe person emocionalisht dorështrënguar, që në fakt është shumë gabim. Nëse keni një person që ju intereson dhe ai ankohet tek ju dhe kërkon mbështetje, ofroni atij lehtësim për mjerimin e tij. Tentoni të flisni dhe zgjidhni problemet e tij, por mos prisni asnjëherë mirënjohje, me rëndësi është të dini që personi të cilin dëshironi të mos vuajë.

    Ujori: Jeni këmbëngulës dhe kokëfortë sa nuk mundet të paramendohet, por për personin e zemrës jeni në gjendje të shkoni në fund të botës. Nëse keni probleme në lidhjen tuaj emocionale, ju nuk do të hiqni dorë nga lufta që të ktheni favorin e partnerit tuaj, derisa absolutisht të jeni të sigurtë se keni sukses.

    Peshqit: Jeni mjeshtër për të krijuar konfuzion në jetën tuaj emocionale, por gjithashtu jeni në gjendje të vendosni edhe ekuilibër në marrëdhënien tuaj me partnerin. Sekreti qëndron në atë se ju jeni në gjendje të bëni çmos për personin e dashur, merrni udhë të tërthorta, jeni këmbëngulës, nuk hiqni dorë si dhe jeni në gjendje ta vëzhgoni partnerin ditë e natë. Në një moment, kur të gjithë duken të përhumbur- ju do të dilni fituese, sepse keni gjetur mënyrën e duhur për të dalë nga tuneli./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...