SHBA: Shpiket sprej që bësohet se e ngadalëson përhapjen e Covid-19

spot_imgspot_img

Një sprej hundësh me antitrupa sintetikë, e cila besohet se do të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, është shpikur nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në San Francisko. Ekipi i drejtuar nga Michael Schoof krijoi molekulën sintetike që “pengon mekanizmin kryesor të SARS-CoV-2 që lejon që virusi të infektojë qelizat tona,” thuhet në një raport në ueb-faqen e këtij universiteti.

Një studim i postuar në serverin bioRxiv thotë se eksperimentet, duke përdorur virusin, tregojnë se molekula është ndër antiviralet më të fuqishëm kundër COVID-19.

Ndonëse nuk është një vaksinë tradicionale, studiuesit besojnë se një sperkatje në ditë me antitrupat sintetikë, të quajtur “AeroNabs”, nga një sprej hundësh ose pompë mund të ofroj mbrojtje nga virusi vdekjeprurës deri sa një vaksinë të bëhet e disponueshme, raporton NBC.

Këto molekula janë më të vogla se antitrupat njerëzorë, dhe mund të manipulohen për të kryer detyra specifike – siç janë lidhja e tyre me proteinat në formë kurorash, sic vepron edhe koronavirusi.

“Është si një çark për minjtë. Molekula lidhet me njërën nga këto proteina të koronavirusit dhe nuk e leshon më kurrë”, tha Aashish Manglik, që është pjesë e ekipit që ka zbuluar këtë sprej.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.