16.7 C
Priština
More

    Sëmundjet mund të vërehen nga këmbët

    spot_imgspot_img

    Dhimbjet apo pasiguria para ecjes mund të tregojnë në shumë sëmundje. Therrjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkëve.

    Ndryshimi i të ecurit, thonjë e pezmatuar apo dhimbje të befasishme në thembra mund të jenë shenja të para të ndonjë sëmundjeje: ecja e deformuar është shenjë e diabetit, ënjtja sinjalizon problem me tension të lartë të gjakut, e ndërsa në thembra shihen shenjat e para të melanomës dhe të mikroprelomit.

    Thonjët paralajmërojnë në sëmundjen e zemrës dhe mushkërive, ndërsa therrjet në këmbë mund të jetë shenjë e diabetit apo mungesës së vitaminës B. Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të ejtë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cili rrit rrezikun nga osteoporoza.

    Nëse në këmbë ndjeni djegie(therrje ), është e mundshme të keni diabet, apo edhe mungesë të vitaminës B, por edhe ndonjë sëmundje të veshkave. Nëse thonjët në këmbë janë të drejtuar nga poshtë, është shenjë e problemeve me mushkëri, zemër dhe mëlqi.

    Thonjët e verdhë dhe të trashë zakonisht janë simptome të infeksioneve këpurdhore, por mjekët paralajmërojnë që këto thonjë mund të jenë shenjë e reumës apo ndonjë sëmundjeje të mushkërive. Thonjtë e bardhë tregojnë në rrezik nga psoriaza.

    Ndryshimi i ngjyrës

    Sëmundja e Rejanudit apo ngushtimi i enëve të gjakut në gishta pasqyrojnë ndryshimin e ngjyrës në gishta. Ato mund të jenë të kaltërta, të bardha apo të kuqe, e atëherë të kthehen në ngjyrë natyrale të lëkurës. Shpesh, shkak i këtij ndryshimi është stresi apo ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit.

    Pikat e zeza

    Pikat e zeza në thembra nuk duhet të mos i vëreni, sepse mund të jenë shenjë e melanomës. Melanoma mund të paraqitet ndër gishta si pigmente të thjeshta, theksojnë ekspertët. Edhe pse thembrat nuk janë shumë të ekspozuara në diell, kanceri i lëkurës shpesh shfaqet në gishtat e këmbëve, dhe për këtë mjekët rekomandojnë një këshillim.

    Dhimbje në thembra

    Dhimbja në thembra, e cila më shpesh ndodh në mëngjes, rrallë mund të paralajmërojë në tumor, infeksion të eshtrave apo thyerje. Shpesh vjen si shkaktar i ushtrimeve të shumta, artistisit apo edhe prej këpucëve të papërshtatshme.

    Shtrëngim në këmbë

    Dhimbjet e paprituta dhe të forta në këmbë dhe gishta të këmbëve shpesh janë shenjë e lodhjes fizike dhe aktiviteteve të shumta. Por, eksperët thonë që këto shtrëngime mund të jenë simptoma të mungesës së magneziumit, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe shenjë e dehidrimit dhe qarkullimit të keq.

    Kërpudha dhe njolla në thonj

    Edhe dukja e thonjëve mund të tregojë ndonjë sëmundje:

    Thonj të brishtë – Nëse thonjtë shpesh ju plasin dhe janë të brishtë, kjo mund të jetë si pasojë e mungesë së hekurit dhe vitaminti B.

    Thonj të thatë – Tregojnë në problem me qëndër tiroide. Lëkura e thatë dhe fillimi i trashjes së pakuptimtë janë simptome shtesë të cilat në këso raste mund të jenë dyshues në aktivizimin e qëndrës.

    Njolla të verdha – Zbulojnë infeksione këpurdhore, por mund të jenë edhe shenjë e psoriazës. Kjo veçanërisht kur njollat paraqiten në gishtat e këmbëve.

    Rrathë të verdhë apo të zinj – Më shpesh janë pasoja të traumave, dhe goditjeve në thonjë, por edhe në raste të rralla mund të jetë edhe shenjë e melanomit dhe karcinomit të lëkurës.

    Njolla të bardha – Më shpesh janë simptome të mungesës së zinkut. Në këto raste si shtesë në ushqim një muaj merrni zink, e nëse shenjat nuk largohen kërkoni ndihmën e mjekut.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...