Sa pak gjëra dimë me siguri nga bota e burrave! Shumica e tyre janë të fiksuar me futbollin, e përjetojnë tmerrësisht keq gripin dhe se përgjithësisht janë më të lezetshëm kur lënë mjekër. Asgjë më tepër nuk dihet me siguri për ta. Çfarë dreqin ka që s’të shkruan? Pse s’e mbajti mend kurrë ditën e përvjetorit tuaj? Mos u lodhni shumë të mendoni, thjesht pranojini siç janë. Bashkë me 5 sekrete të vërteta që do t’i merrni vesh tani rreth tyre, por ata s’do t’i pranonin kurrë!

1- Shumë shpesh kanë nevojë që thjesht të mos bëjnë gjë!

Mund të duket si e papritur, por ka momente në të cilat ata thjesht nuk duan t’u japin drejtim gjërave. Nuk duan të marrin vendime serioze dhe aq më pak të mbajnë përgjegjësi më vonë për pasojat. Thjesht duan kohë për veten e tyre. Të rrinë në qetësi dhe të shijojnë momentet e çmuara të paqes.

2- Nuk i vënë re detajet.

Burrat mendojnë globalisht.Thjesht pranojeni këtë dhe mos i detyroni me çdo kusht të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve. Madje edhe ne duhet të ndjekim shembullin e tyre pasi aq shumë harrohemi pas gjërave të vogla sa shpesh nuk shijojmë atë që vërtetë po ndodh.

3-  Ka kaq shumë mendime absurde në mendjen e tyre.

Kur shihni partnerin të menduar me siguri mendoni se ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje që do ta çojë përpara marrëdhënien tuaj e gjëra të tilla si këto. Por jo, ai në fakt po mendon për çdo gjë tjetër përveç realitetit të tij. Si ta shpëtoj botën, a fluturon gomari dhe gjëra të tilla si këto fshihen pas asaj fytyre kaq të qetë.

4- Nuk lejojnë asnjë vajzë t’ju shpëtojë nga sytë, edhe nëse janë me ju.

Një burrë gjithmonë do t’i hedhë sytë tek ajo që po kalon përballë jush. Edhe nëse ai nuk do, serish shikimi do ta tradhëtojë. Jo vetëm kaq, por falë kësaj ata do ta shprehnin kaq lirshëm mendimin për çdo vajzë që do t’i tërhiqte vëmendjen. Gjithsesi mos u shqetësoni, falë aftësisë së tyre zgjodhën më të mirën, që jeni ju. Ose të paktën, le të mendojmë kështu.

5- Kanë shumë nevojë për mbështetje.

Ata kanë nevojë për të njëjtën mbështetje që kemi dhe ne dhe është krejt e natyrshme. Stresi dhe problemet e përditshme e kanë kthyer paqen shpirtërore në sfidën më të madhe, pa asnjë dallim mes gjinive.