Sa kalori i duhen trupit çdo ditë?

spot_imgspot_img

Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

Sipas udhërrëfyesve të Departamentit të Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, një grua ka nevojë për 1,600-2,400 kalori në ditë. Burrat nga ana tjetër kanë nevojë për 2000-3000 kalori në ditë. Sidoqoftë, sasia e saktë e kalorive për një njeriu është në varësi të këtyre faktorëve:

  • Mosha,
  • Pesha,
  • Gjatësia,
  • Stili i jetesës,
  • Shëndeti
  • Aktiviteti fizik

Me kalimin e moshës, ritmi i metabolizmit të njeriut ngadalësohet shumë. Kjo pakëson edhe nevojën e njeriut për energji. Për shembull, vajzat nga 19-25 vjeç kanë nevojë për deri në 2000 kalori në ditë. Pas moshës 51 vjeçare, sasia e nevojshme e kalorive zbret në 1600.

Trupi i njeriut ka nevojë për energji që të funksionojë. 20 pëqind e energjisë që marrim nga ushqimet (pra kaloritë) janë të nevojshme për trurin. Pjesa tjetër është për funksionet bazë siç është qarkullimi i gjakut, tretja dhe frymëmarrja. Ekspertët, thonë se njeriu mund të djegë kalori edhe duke ngrënë shëndetshëm, pa qenë domosdoshmërisht në dietë.

Mëngjesi duhet ngrënë rregullisht. Sigurohuni që të konsumoni proteina për një ngopje më të gjatë.

Vaktet e tjera të ditës duhet të jenë të rregullta. Kësisoj do të humbisni më shumë kalori.

Mos harroni rregullin e artë të pesë frutave dhe perimeve në ditë. Ato janë të pasura me fibër.

Hani më shumë kalori që digjen ngadalë. Thjerëzat dhe yndyrnat e shëndetshme siç është avokadoja, kërkojnë më shumë kohë që të çlirojnë energji. Kësisoj nuk do t’ju marrë uria shumë shpejt.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për djegien e kalorive të tepërta ndaj nuk duhet ta anashkaloni.

Uji është gjithashtu i dobishëm për të ruajtur peshën ideale. Shmangni lëngje dhe pije të tjera jo të shëndetshme.

Racionet, janë një aspekt i nevojshëm që duhet marrë në konsideratë. Zvogëlimi i racioneve do ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja e shtëpisë që mirëpret

Udhëzues i ngrohtë dhe praktik për një hyrje që të mirëpret: rrjedhë e thjeshtë, organizim familjar dhe siguri në ruajtjen e produkteve të pastrimit.

Materialet që zgjasin rrobat e familjes

Udhëzues praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet e qëndrueshme, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që veshjet e familjes të zgjasin më gjatë.

Dashuria dhe koha cilësore me familjen

Ide të thjeshta dhe të zbatueshme për mbrëmje pa telefona që forcojnë lidhjet familjare, me rituale, këshilla komunikimi dhe frymëzim nga rubrikat e Kosovarja.

Shëndeti seksual në distancë: mbani afërsinë

Afërsia në distancë është e mundur kur kufijtë janë të qartë, komunikimi i hapur dhe ritualet intime të qëndrueshme. Ja si ta mbash ndjenjën gjallë.