2.8 C
Priština
More

    Sa dozë xhelozie është normale? Këshilla të ekspertëve se si t’ia dilni me xhelozinë…

    spot_imgspot_img

    Të gjithë njerëzit në lidhje, edhe modelet e Victoria Secret, nganjëherë ndiejnë xhelozi. Nga kjo ndjenjë me siguri nuk do të lirohemi asnjëherë, por që mund të mësojmë se si t’ia dalim me te. I kemi lutur ekspertët të bëjnë një listë të situatave në të cilat xhelozia nuk ka vend dhe ato situata ku e keni me të drejtë të xhelozoni.

    1.E shihni se si e shikon një femër tjetër

    Është instikt natyral të shikojmë dikë që duket bukur (bëhuni të sinqertë edhe ju e bëni këtë), dhe kjo nuk do të thotë që ai dëshiron kushedi se çka me te. Por nëse kjo sjellje vjen deri në ekstrem, dhe ai në praninë tuaj nuk ia ndan sytë, kjo është shumë e pasjellshme dhe thuajini që ju pengon.

    2.Shoqja e tij e re e punës duket si Kejt Mos

    Duke marrë parasysh që puna është vendi ku më së shumti krijohen afera, kjo është situatë e rrezikshme. Para se të verboheni, pranojani që ndiheni jo rehat me këtë dhe shikoni se si do të reagojë. Nëse mundohet t’ju qetësojë, atëherë lidhja e tyre është vetëm platonike , e nëse mundohet ju neglizhojë apo t’ju mbush mendjen në diçka tjetër, atëherë këtu ka rrezik.

    3.Ju thotë që po del për pije me ish të dashurën

    Derisa nuk ka asgjë të dyshimtë në relacionin e tyre, mundohuni të jini të qetë. Eventualisht do të mund t’i sugjeroni që në vend të pijes të shkojnë në drekë apo kafe. Mbajini sytë hapur për shenja të papritura: nuk ju ka njoftuar që me te janë ndarë kaherë , e ndjeni që ende ndjen për të apo ajo e ka treguar xhelozinë ndaj jush. Të gjitha këto shenja tregojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

    4. Nata e djemve e shokut të tij është në një klub striptizi

    Shumë femra kanë problem me klubet e striptizit, por nëse jeni njëra ndër ato kini kujdes. Duhet të jeni të sinqertë me ta, por kujdes: nuk dëshironi të ndjej ai që ju po ja ndaloni kënaqësinë me shokë. Ikni konfrontimit dhe me një ton të butë thuaji që nuk ju pëlqen ideja. Ju thotë që ju do dhe nuk keni pse të brengoseni? I besoni dhe relaksoheni. Është hidhëruar dhe mbrohet? Kjo nuk është e mirë. Edhe një opsion është që të vini në kompromis, si për shembull të bëni një kërcim në përqafim.

    5. Nuk do që t’ju tregojë me kënd po shkruhet

    Ekzistojnë tre arsye pse e bën këtë: 1) Jeni e mërzitshme kur e kërkoni këtë dhe ai e bën të kundërtën. 2) Me qëllim provon t’ju nervozojë, 3) Është shumë i marrë t’i dërgojë tjetrës sms deri sa jeni bashkë. Cili do nga këto arsye të jetë, bisedoni me të dhe shikoni se ku jeni.

    6. Del me shoqe të veta

    Nëse i njihni dhe nganjëherë edhe ju keni dalur me to, mos u brengosni. Por nëse ndonjërës nga ato i blen dhuratë, shpesh është vetëm me te (si p.sh çdo të enjte) apo zërin e ndërron kur me te bisedon, diçka tjetër mund të jetë në mes.

    7. Për shoqen tuaj më të mirë thotë që është e pashme

    Kjo bisedë nuk është e jashtëzakonshme nëse bëhet në një bisedë të thjesht- p.sh. nëse keni folur për atë se si duket. Por nëse pa nevojë atë e thotë, ose edhe e përmend saherë, atëherë ekziston mundësia që t’i pëlqejë…që është normale derisa nuk bën asgjë për këtë punë. Po nëse kjo ju pengon, bëni take se si edhe juve ju pëlqen një shok i tij. Kjo do t’ja mbyllë gojën.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...