19.2 C
Priština
More

    Rrallëherë falni, kurrë nuk harroni – 9 mundimet e femrave që nuk falin

    spot_imgspot_img

    Një ndër të metat më te mëdha, si dhe një nga fuqitë më të mëdha të mijat, është pamundësia për t`ua falur njerëzve gabimet. Unë mendoj se nëse njerëzit njëherë ju zhgënjejnë atëherë do e bëjnë përsëri.

    Andaj, pse të mundoheni? Pse të harxhoni energjinë dhe kohën në njerëz që janë të dëshmuar me aftësitë për t`ju lënduar? Kjo gjë është shpatë me dy tehe.

    Problemi e të qenurit e papajtueshme është fakti se shpeshherë mbeteni e vetmuar.

    Jeta e një femre të papajtueshme është e dhimbshme, pasiqë në vazhdimësi zhgënjeheni me njerëzit, pasiqë ata nuk do mund të kalojnë gardhin e lartë që keni vendosur për njerëzit përreth. Nëse njerëzit përreth dështojnë, shumë ka pak gjasa për tu pajtuar, qoftë edhe nëse përfitojnë sërisht zemrën tuaj prap nuk do të mund t`ua harroni. Përderisa të qenit e papajtueshme mund të ju ndihmojë që të mbroni veten nga të tjerët, në anën tjetër është mundim për zemrën tuaj.

    Ja 9 mundimet kryesore e një femreje që nuk fal:

    1. Nëse nejrëzit dështojnë, nuk mund ta tejkaloni këtë gjë

    Nëse njerëzit gabojnë, ata ju kanë ofenduar deri në ekstrem. Që ju të falni dikë duhet diçka shumë më tepër se një kërkim faljeje. Juve ju duhen gjeste të mëdha që të filloni t`ua falni, nëse nuk janë të gatshëm të harxhojnë sasi të mëdha të energjisë në këtë drejtim atëherë nuk ia vlejnë të harxhoni kohën me ata.

    1. Prisni shumë nga njerëzit përreth

    Shpesh herë ngeleni e dëshpëruar pasiqë pritjet e juaja për miqt tuaj janë të larta. Jeni në gjendje të vazhdueshme të nervozizmit pasiqë askush tjetër nuk i punët mirë. Nëse ju mund të bëni diçka të mirë për miqtë atëherë pse ata nuk bëjnë asgjë për ju?

    1. Keni kaluar gjëra të tmerrshme që ju kanë shëndrruar në të tillë

    Jeni zhgënjyer shumë herë andaj e keni humbur edhe durimin. është vështirë të harroni gjitha eksperiencat pasiqë shumë herë keni qenë të dëshpëruara.

    Jeta ju ka bërë pesimiste mirëpo prandaj ju ka dhënë zero tolerancë ndaj gjepurave.

    1. Dashuroni me tërë fuqinë, si dhe smangeni me tërë fuqinë

    Jeni besnike e skajshme në dashuri, mirëpo nëse zhgënjeheni nuk e keni problem të ndërpritni të gjitha kontaktet. Tek ju nuk ka mesatare, ose keni miq të mirë ose nuk keni fare.

    1. I sillni problemet e lidhjeve të kaluara në lidhjet e tashme

    ështëe vështirë të mos sillni dhimbjet e së kaluarës në lidhjet aktuale, kjo ngaqë futeni në lidhje të reja me një dozë të dyshimit. I sabotoni lidhjet e reja para se të rriten dhe të japin fryte. Nuk guxoni të hapeni pasiqë frigoheni mos të lëndoheni.

    1. Nuk i harroni gjërat

    Keni memorie të shkëlqyeshme e cila mund të ju shërbejë për shumë aspekte në jetë mirëpo ju e shfrytëzoni që të përkujtoni sa herë ju kanë tradhëtuar miqtë e juaj. është e vështirë mos t`ju kujtohen këto detaje në kohët kur mundoheni të riparoni apo të ndërtoni një lidhje. është e vështirë të pushoni së cekuri rastet e caktuara, çdoherë që ziheni- i përkujtoni. Edhe në qoftë se keni falur, ju nuk harroni kurrë.

    1. Nuk dini si të thuani “Më fal”

    Bashkë me natyrën e papajtueshme vjen edhe kryeneçësia e pamëshirshme. Një nga gjërat më të vështira e të qenurit e papajtueshme është tendenca të mendoni se çdoherë jeni në të drejtë. është vështirë të pajtoheni me të qenurit gabim kur keni krijuar shprehi të kërkoni falje nga njerëzit tjerë. Miku i vërtetë do ua thotë në sy, gjë që në fillim do ju nënçmojë mirëpo më pas do e pranoni. E dini që nuk jeni mikesha apo dashnorja perfekte, mirëpo këtë e prisni nga gjithë të tjerët.

    1. E prisni më të keqen nga njerëzit

    Gjithnë mendoni se njerëzit rreth jush kanë qëllime të këqija, gjë që e dëmton lidhjen tuaj. I humbasni miqtë shumë shpejtë dhe mbrojtja juaj shkatërron mundin e krijimit të lidhjeve të reja.

    1. Njerëzit ecin vjedhurazi rreth jush

    Njerëzit nuk janë të sinqertë me ju sepse supozojnë se nuk do ua falni kurrë. Nëse bëjnë ndonjë gabim, ata nuk ua thonë. Mirëpo nëse nuk u tregojnë ndërsa do e kuptoni, atëherë nuk do ua falni pasiqë ju kanë gënjyer./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...