Rita Ora, në ‘MTV Europe Music Award 2021’

spot_imgspot_img

Sukseset e këngëtares me orgjinë shqiptare, Rita Ora, nuk kanë të ndalur. Artistja do të jetë pjesë e “MTV Europe Music Award 2021” më 14 nëntor. Në këtë mbrëmje gala do të jetë të ftuar disa nga emrat më të njohur të skenës evropiane dhe ndërkombëtare.

Rita Ora do të jetë prezente me një performancë skenike. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory. Ajo shkruan se, mbrëmjen e 14 nëntorit, do të jetë në Hungari.

E nominuar për të fituar një çmim në këtë event madhështor është edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit pop”, krahas emrave të njohur, si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Rita Ora është rikthyer në punë për xhirimet e serialit të ardhshëm të “The Masked Singer” në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetë Rita dukej më rrezatuese se kurrë më parë, teksa pozoi për një sërë fotosh shumë të bukura, ndërkohë që shoqërohej nga kolegu i saj, Jonathan Ross.

Bukuroshja me origjinë shqiptare postoi gjithashtu edhe një foto të Jonathan-it, i cili ishte ulur në një makinë blu vintage jashtë studios, ndërsa buzëqeshte para objektivit të kamerave.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.