Pas nëntë muajve të gjatë jeni të pushtuara nga ndjenja e mrekullueshme e dashurisë për foshnjen tuaj, mirëpo jeni e shokuar se sa e shkatërruar është jeta juaj seksuale. Nëse nuk keni epsh pas lindjes, nuk jeni e vetme pasiqë është normale që femrat mos të kenë libido në gjashtë muajt e parë pas lindjes.

Mirë: Rregulloni pritjet e juaja

Magazinat e yjeve ju bëjnë të mendoni se pas lindjes duhet të riktheni belin e hollë dhe jeta seksuale do të vazhdojë ku ka ngelur brenda pak javësh. Mirëpo ekpertët mendojnë ndryshe, ata thonë se gjashtë javët e para janë më të vështira nga pikpamja hormonale, nivelet e estrogjenit janë të ulta, vagina është e thatë dhe seksi është i dhimbshëm. Edhe tek meshkujt, nivelet e testosteronit bien pasiqë të bëhen prindër.

Mos i përshpejtoni gjërat, i lejoni vetes edhe nëntë muaj tjera që të riktheni trupin në normale.

Më mirë: Merrni pushime dy orëshe

Këshilla më e mirë që mund tu jepet njerëzve për rregullimin e libidos së tyre është të këkrojnë ndihmë për kujdesin e foshnjes. Mund të merrni dikë me pagesë të kujdeset apo të kërkoni nga miqtë, prindërit, fqinjët…! Keni nevojë për kohë kualitative me vetëm juve dy, pushime dyorëshe mund të bëjnë çudira në plan fizik dhe psikologjik.

E shkëlqyeshme: Prekni njëri-tjetrin

Kur ushqejmë me gji foshnjen, tek nëna lirohet hormoni i lidhjes i quajtur oksitocinë andaj edhe është vështirë për çiftet të ngelen të lidhur emocionalisht dhe fizikisht si më parë. Kjo gjë përmirësohet duke biseduar më shpesh, duke u prekur me njëri-tjetrin që të ngrisin nivelet e oksitocinës.

Është e rëndësishme që të shfrytëzoni çdo kohë të lirë për seks, sepse vetëm ashtu do të riktheni jetën normale seksuale.

kosovarja.ch