5.5 C
Priština
More

    Reperi kujton vitet e mësimit në shtëpi-shkolla, viziton klasën e vet

    spot_imgspot_img

    Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, shpeshherë rrjetet e tij sociale i përdor për të folur për bukuritë e Kosovës, vuajtjet dhe heroizmat e popullit shqiptar.Kështu ka vepruar edhe këtë herë, ku në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ka vizituar shtëpinë – shkollë, në të cilën ai me shokë e shoqe kanë mësuar gjatë viteve ’90.

    Genci ka postuar disa foto të shtëpisë së Familjes Aliu në Prishtinë, që në kohën e regjimit serb kishin hapur dyert për të mirëpritur nxënës, njëri ndër ta edhe vetë këngëtari.Bashkë me fotografitë, reperi ka shkruar edhe një postim, ku thotë:

    “Kjo shtepi gjysme e rrenuar dhe e djegur eshte prone e familjes Aliu ne Prishtine. E ndertuar ne fillim te viteve te nentedhjeta, ajo kurre nuk u shfrytezua per banim, por nga te zotet e saj, iu dha Gjimnazit Sami Frasheri ne Prishtine. Eshte nje nga shume godinat qe u improvizuan si objekte shkollore, ku edukimi ne shqip behej fshehte, ne kohen kur regjimi serb kishte pamundesuar zhvillimin normal te tij. Madheshtia e kesaj familje, mbyllet me luften e armatosur, pergjate rrethimit te pergjithshem te tyre me 1999. Nje nder objektet e demtuara rende, ishte edhe objekti i siperthene. Une, bashke me mijera tjere jemi shkolluar aty, ne ndertesen qe sot eshte kthyer ne muze. Pikerisht ne ato dhoma te ngushta, te ulur shume prane njeri tjetrit. Cdo njohuri qe kam sot, burimin e ka aty. Brenda gjithcka eshte rrenuar por kujtimet mbeten me te fresketa se kurre. Familja Aliu, jetoi gati mbi tete vite, ne nje shtepi te vjeter, te vogel e te ngushte aty prane. Nuk u merziten asnjehere pse nuk e shijuan shtepine e re, me bashkekohore te kohes, sepse e dinin mire qe permes shkollimit paralel behej rezistenca me e fuqishme ndaj shtypjes. Pa njerez te tille rruga drejt clirimit do te ishte shume me gjate dhe me e veshtire. Nese deri me sot nuk jane dekoruar, Presidenti i shtetit duhet ta beje me rastin e pare”, shkroi Genci.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...