8 C
Priština
More

    Pse kjo nënë e mllefosur thotë “Mos lejoni që njerëzit t’ua puthin foshnjen”!!

    spot_imgspot_img

    Ja se çfarë duhet të dini…

    Pas vdekjes së vajzës së saj dy vjeçare, Mariana, e cila vdiq nga meningiti viral, nëna e mllefosur Nicole Sifrit ka një paralajmërim të thellë për prindërit tjerë: “Mos lejoni që njerëzit t’ua puthin foshnjen dhe sigurohuni që të ju pyesin kur duan t’ua marrin foshnjen”, thekson ajo e dëshpëruar.

    Sipas CNN, meningiti i Marianës ishte shkaktuar nga virusi herpes simplex 1 (HSV1) po i njejti virus që shkakton ftohje dhe irritim në gojën e një personi. Është shumë e rrallë që ky virus të shpie në meningit, një inflamacion serioz dhe potencialisht vdekjeprurës i indit, që përfshin trurin dhe palcën kurrizore të një personi.

    HSV nuk është një infeksion i zakonshëm tek foshnjat, por mund të ndodhë, thekson Danelle Fisher, pediatre në qendrën shëndetësore. Gjatë javëve të para të jetës, foshnjat nuk kanë antitrupe të ndërtuara për t’u mbrojtur nga infeksioni i herpesit, thotë ajo. Si rezultat, ato mund të sëmuren nëse bien në kontakt me të. Tek foshnjat mund të kalohet shumë lehtë nga një ftohje e lehtë e fytit në meningit, edhe atë për një periudhë relativisht të vogël.

    Prindërit e saj, Nicole dhe Shane, u testuan të dy negativisht për virusin në fjalë, andaj edhe gjasat janë që foshnja e tyre ta ketë marrë virusin nga persona tjerë.

    Nicole dhe Shane u martuan 6 ditë pas lindjes se Marianës, por brenda dy orëve nga ceremonia. Mariana kishte ndërprerë të ngrënit dhe nuk është zgjuar më. Ata e kishin dërguar mënjëherë në spital, ku edhe u informuan se kishte diagnozën e meningitit HSV1, gjë që e ka marrë nga ndonjë person tjetër.

    Nëse një person i rritur ka meningit, Fisher thotë se është mirë t’iu kërkohet që mos të puthin foshnjen kudo, madje as në këmbët e tyre. Ajo poashtu rekomandon që njerëzit mos të puthin foshnjen afër gojës dhe të limitoni sa më shumë ekspozimin ndaj njerëzve tjerë, sidomos në muajin e parë të tyre. Kjo nënkupton të shmangni vende publike si dyqane ushqimore, kafene, at ku ka tubime të mëdha njerëzish. Foshnja nuk duhet të ketë shumë kontakt gjatë javëve të para të lindjes sepse janë më të ndjeshëm, thekson Fisher.

    Kjo nuk nënkupton se duhet të izoloni tërësisht foshnjen, por thjeshtë të kufizoni numrin e njerëzve në ekspozim, andaj të jeni sa më të kujdesshëm./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...