Pse keni qime në thithka dhe a janë normale?

spot_imgspot_img

Me siguri keni vënë re ndonjëherë qime në zonën e gjoksit? Qime të gjata, të zeza. Nëse po, dijeni që nuk jeni vetëm. Të kesh një apo disa qime në thithka është normale. Disa gra nuk kanë fare, disa kanë pak, e ndërsa të tjera më shumë se mesatarja. Në një moment a një tjetër e keni pyetur veten, nga vijnë këto qime dhe pse pikërisht aty?

Për t’u kuptuar, qimet e thithkave vijnë nga e gjithë zona që rrethon thithkën, pra kryesisht nga aureola. Në aureolë ka gjendra të vogla të quajtura ‘gjendrat Montgomery’ që sekretojnë një material dhjamor, i cili supozohet të lubrifikojë dhe të mbajë lëkurën të hidratuar rreth thithkës, kështu keni thithka të shëndetshme për të ushqyer me gji. Këto gjendra ndonjëherë prodhojnë qime dhe kjo është OK.

Qimet në thithka janë normale, por ndonjëherë bëni kujdes. Nëse rritet një sasi e konsiderueshme qimesh, kjo mund të jetë tregues i një mosbalancimi hormonal. Nëse është ky problemi, qimet nuk do të kufizoheshin vetëm në zonën e aureolës. Nëse niveli i testosteroneve, (hormoni mashkullor), rritet, mund të dëshmojmë qime në vende të pazakonta, siç është kraharori apo thithkat.

Rritja e papritur e qimeve është një arsye për të shkuar të konsultoheni me doktorin, veçanërisht nëse qimet dalin në vende ‘mashkullore’, si mustaqet apo mjekra. Kjo mund të jetë një shenjë hirsutizmi, ose shenjë e PCOS.

Nëse ju shqetësojnë, mënyra më efektive për t’i hequr është duke përdorur një piskatore të pastër.

Burimi: Health Line

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.