Pse gjinjët tuaj ndryshojnë formën?

spot_imgspot_img

Ndryshimi i peshës trupore nuk është arsyeja e vetme.

Gjinjët përbëhen nga indi yndyrorë, nervat, indi lidhës dhe indi i gjendrave, dhe mëpastaj nga gjendrat e qumështit dhe kanalet e qumështit. Ndoshta e keni vërejtur që forma e tyre ndryshon edhepse nuk keni pasur ndryshim të madh në peshë. Ekzistojnë shumë arsye pse gjinjët ndryshojnë formën.

Pesha trupore

Në madhësinë dhe në formën e gjinjëve më së shumti ndikon ndryshimi i peshës trupore. Duke marrë parasysh se gjinjët më së shumti përbëhen nga indi yndyror, shumë lehtë vërehet humbja e yndyrërave në pamjen e tyre. Nëse pesha juaj varion shpesh, ju rekomandojmë krema dhe prodhime kozmetike për mirëmbajtjen e lëkurës elastike dhe forcimin e saj.

Preparatet kontraceptive

Hormonet e tabletave kontraceptive shkaktojnë mbajtjen e ujit në trup dhe në këtë mënyrë rrejdhimisht edhe gjinjët duken më të mëdha. A do të rritën për një apo dy numra, mvaret nga masa dhe kombinimi i hormoneve në këtë preparat. Mos na keqkuptoni, sepse ndryshimet nuk janë aq të mëdha që mund të shihen edhe “nga aeroplani”, por mund të jetë një ndryshym i mjaftueshëm për ju

Vitet e bëjnë të veten

Edhepse shumica e femrave këtë e dijnë shumë mirë, shkenctarët tani e kanë konfirmuar se indet e gjinjëve plaken më shpejtë se sa pjesët e tjera të trupit. Kanë përcjellur 353 ekzemplarë dhe mënyra të ndryshimit gjatë viteve. Gjinjët plaken aq shpejtë dhe në përqindje janë dy deri në tre vite më në moshë se sa pjesët e tjera të trupit, ndërsa indi i shëndoshë i femrave të sëmura nga kanceri në gjinjë arrin edhe në 12 vjet më në moshë se sa pjesët e tjera të trupit.

Shtatzania

Sikur në rastin e pilulave kontraceptive, edhe gjatë kohës së shtatzanisë jemi nën ndikimin e hormoneve, ndryshimi i të cilave tek gjinjët në këtë rast mund të shihet “nga aeroplani”. Shanset janë shumë të vogla që gjinjët tuaj mos të rriten për disa numra, kështuqë shumë femra që kanë vuajtur për shkak të gjinjëve të vegjël, në këtë fazë do të përjetojnë lulëzim fizik! Pas lindjes, për shkak të të dhënit gji fëmijës, gjinjët do t’ju mbesin të mëdha. Por, pas kësaj duhet të porosisni krema për forcimin e lëkurës.

Nëse gjinjët nuk ju rrinë ashtu siç dëshironi, atëherë është koha të filloni me ushtrime! Ekzistojnë ushtrime fantastike për muskujt e gjoksit të cilat do t’i ngrisin gjinjët tuaj dhe do t’i bëjnë më të forta./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.