4.4 C
Priština
More

    Pse femrat vazhdojnë të qëndrojnë në një lidhje jo të mirë?

    spot_imgspot_img

    Femrat rrijnë në një lidhje jo të mirë sepse frikësohen se do të mbesin vetëm, shpresojnë që gjërat do të përmirësohen, nuk duan t’i lëndojnë fëmijët, e shpesh kanë frikë edhe nga ajo çfarë i pret në shkurorëzim…

    Arsyeja më e shpeshtë pse femrat rrijnë në një lidhje jo të mirë është sepse i frikësohen vetmisë. Disa femra më parë do të duronin ofendimet dhe përuljet, sesa vetë të ballafaqohen me atë që jeta të sjell. Disa prej tyre mendojnë që jeta në vetmi është e mbivlerësuar, e kështu kënaqen edhe me një lidhje të keqe.

    Divorci është stigmë

    Pa marrë parasysh sa e padurueshme është jeta bashkëshortore, një numër i madh i femrave rrijnë në lidhje të keqe sepse i frikësohen reagimeve të rrethit. Divorci sjellë stigmë me të cilën ato nuk janë të gatshme të ballafaqohen.

    Ora biologjike po i troket

    Ora biologjike është edhe një arsye tjetër pse femrat durojnë diçka të padurueshme. Pas shumë viteve kontributi në lidhjen bashkëshortore janë të gatshme të durojnë edhe përuljet më të mëdha vetëm për të fituar fëmijë, sidomos nëse e kanë kaluar një moshë të caktuar.

    Femrat nuk dëshirojnë ta lëndojnë partnerin

    Nganjëherë problemet në lidhje ia nisin që në fillim, por në fazën e të dashuruarit është vështirë t’i vëresh ato. Pasiqë kur atë e shihni bëhet vonë. Fëmijët, vitet e përbashkëta dhe momentet e bukura që i keni kaluar bashkë, nuk ju lejojnë ta lëndoni partnerin, edhe pse e dini që lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.

    Nuk dëshirojnë t’i lëndojnë fëmijët

    Divorci është një përvojë jashtë mase e dhimbshme, sidomos për fëmijët, e për këtë femrat shumë vështirë vendosin. Dëshirojnë t’u ofrojnë jetë normale, e atë që asesi nuk e dëshirojnë është që t’i ndajnë nga baballarët. Dhe pikërisht për këtë frikësohen të ikin dhe të ballafaqohen me jetën e nënës vetëushqyese.

    Shpresojnë që gjërat do të rregullohen

    Në disa situata është vështirë të ikni sepse përsëri shpresoni që gjërat do të përmirësohen. Por mundësia që diçka e tillë të ndodhë është shumë e vogël. Në vend të kësaj, partneri për më keq mund të fillojë të shfrytëzojë mirësinë tuaj, e kërcënimet tuaja që do të ikni thjeshtë i injoron.

    Femrat mendojnë se nuk do ta gjejnë më të mirë

    Vështirë t’i rrekesh diçkaje të re, e gjinia e butë shpesh e mban atë që e njeh sepse frikësohet nga ajo që e pret. I tejkalojnë mangësitë e partnerit sepse mendojnë se nuk do të gjejnë më mirë se atë. Më e rëndësishmja është të mblidhni forcë dhe të provoni ta ndërroni jetën, sepse për fatin tuaj jeni përgjegjëse vetëm ju.

    E shohin veten si pjesë të problemeve

    Njerëzit tradhëtojnë sepse mendojnë që kanë të drejt ta bëjnë, për këtë mos e merrni fajin e tyre. Kini në mendje se në vend të dashnores kanë mundur të gjejnë këshilltar për martesa apo edhe të kërkojnë divorc. Nëse lëshoni pe, në fund ju mund t’i ulni kriteret e juaja, e ai edhe më tej do ta shfrytëzojë mirësinë tuaj.

    Nuk dijnë për më mirë

    Disa femra rrinë në lidhje të këqija sepse nuk dijnë për më mirë. Shpesh i përsërisin gabimet e prindërve sepse ata i kanë shembuj. Ky perceptim i kufizon edhe jo rrallë pajtohen me faktin që për ata nuk ekziston asgjë më bukur.

    Presioni i rrethit

    Presioni familjes apo shoqërisë shpesh mund të jetë shumë i rëndë, sa që femrat shpesh rrijnë në lidhje të keqe vetëm që të mos ballafaqohen me këtë. Ata ia imponojnë disa standarde të përcaktuara të cila nuk i konvenojnë të gjithëve njejtë, e që mos të duken më pak të vyeshme, femrat mundohen që t’ia dalin. Por shpesh nuk e fitojnë reagimin e njejtë nga partneri. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...