5.5 C
Priština
More

    Provoni pilates, nuk do të zhgënjeheni

    spot_imgspot_img

    A e ndiqni ciklin menstrual? A e keni të rregullt ? A gjakosni shumë apo pak ?i ka thënë se asnjëherë nuk ka pirë aspirin, asnjëherë nuk është lënduar dhe se e gjithë bota duhet të bëjë ushtrimet e tij, sepse ashtu të gjithë do të jenë shumë më të lumtur. Do t’ju zbulojmë se çfarë të mira për shëndetin tonë ka pilates-i.

    Pilates bëjnë njerëz të ndryshëm me aftësi fizike të ndryshme, nga sportistët profesionist deri tek nënat e reja, dhe gjithë ata që kanë provuar pilates-in kanë deklaruar se u është përmirësuar motorika, fleksibilitetit, qarkullimi i gjakut, mbajtja dhe forca e muskujve të stomakut, ndërsa rëndesa në shpinë, qafë ose dhimbjet në nyje, u janë zvogëluar dukshëm.

    Sot pilates-i me të vërtetë është një nga mënyrat më të popullarizuara të ushtrimeve në tërë botën. Por, parashtrohet pyetja, a janë me të vertetë aq të dobishme dhe me një efekt afatgjatë ushtrimet e tërheqjes së trupit, ato që i zhvillojnë pjesët më të rëndësishme të trupit, mobilizojnë boshtin kurrizorë dhe përmirësojnë fleksibilitetin?

    Vetëdija për trupin

    Mësuesit e pilates-it thonë se pilates në fakt është arsimim i vetëdijes për trupin tonë. Me këtë mënyrë të ushtrimit ju ndryshohet forma e trupit nëpërmes mësimeve të përditshme. Leksionet do t’i shfrytëzoni edhe në gjërat e përditshme siç janë gatimi ose larja e dhëmbëve, dhe automatikisht do të tërheqni muskujt e stomakut dhe do të lëshoni shpatullat gjatë bërjes së këtyre veprimeve.

    Pilates-i ju mëson se si të trajnoni mendjen tuaj dhe të ndërtoni simetrinë dhe koordinimin e trupit, ndërsa në raste kur nuk mund të kontrolloni gjërat e vogla, pilates-i ju jep fuqi dhe vullnet.

    Shumica e mësuesve të pilates-it dakordohen se një nga gjërat më të dobishme të cilat mund t’i merrni duke praktikuar këtë mënyrë të ushtrimit është të arrini vetëdijësimin personal, vetëdijsimin për atë se si qëndrojmë ulur, në këmbë dhe si lëvizim dhe bëhemi të aftë që ato lëvizje t’i ndërlidhim me dhimbjet dhe lëndimet të cilat në të kaluarën na kanë shkaktuar mundime.

    Për shembull, pilates-i do t’ju ndihmojë që të bëheni të vetëdijshëm se dhimbja kronike në qafë është pasojë e qëndrimit disaorësh në tavolinën e punës me shpatulla të mbledhura, derisa në të njejtën kohë mbani telefonin me kokë të mënjanuar dhe të mbështetur në shpatull.

    Tek shumica e njerëzve, dobësia dhe lëndimet në muskujt postural vjen si rezultat i punës, mënyrës së jetesës dhe mënyrës së gabuar të ushtrimit.

    Njerëzit pjesën më të madhe të ditës e kalojnë përpara llogaritjeve në tavolinën e punës, mëpastaj shkojnë në teretanë dhe ushtrojnë pjesën e ekstremiteteve, pa e shfrytëzuar trungun (boshtin) trupor, gjë që fare nuk është mirë.

    Forcimi i trungut trupor

    Shumica e njerëzve janë të interesuar të dijnë se a mundet me ndihmën e pilates-it të rrafshohet stomaku?

    Ekspertët për këtë rast thonë se forcimi i trungut të trupit nuk duhet të barazohet me stomak të rrafshtë, sepse kur njerëzit duan stomak të rrafshtë ata zakonisht mendojnë në humbjen e kilogramëve e jo në forcimin e muskujve të barkut dhe trungut. Pilates-i rekomandohet sepse forcon edhe shpinën edhe tërë trupin, ndërsa përderisa e kombinoni me ushtrime të tjera do të fitoni edhe stomakun e rrafshtë siç e dëshironi.

    Pas një kohe pasiqë keni ndërtuar një vetëdijësim për trupin tuaj dhe i jeni përmbajtur rregullave të ushtrimit duke përmirësuar fleksibilitetin me ndihmën e pilates-it, do të përmirësoni edhe formën e trupit, kjo është e sigurtë. Por, nëse i mbaheni vetëm një mënyre të të ushtruarit – kjo mesiguri nuk do të ndodhë.

    Kontrolli i trupit

    Njëri nga mësuesit e pilates-it, orët e të cilit i ka ndjekur edhe Madona, Kameron Dijaz, Sting dhe Uma Turman, thotë se pilates-i jep rezultate të shkëlqyera në trupin tuaj sepse ju mëson se si të lëvizni.

    Derisa nuk mësoni se si të lëvizni dhe të zbuloni se çfarë është ajo që ju bllokon, asnjëherë nuk do të arrini simetrinë trupore, dhe prandaj pilates-in duhet ta praktikoni si dozë ditore.

    Historia e pilates-it

    Pilates-in e ka zhvilluar gjermani Joseph H. Pilates para pothuajse një shekulli. Duke e marrë parasysh se si fëmi ka qenë shumë i sëmurë nga astma dhe rahitisi, Pilates është rritur i opsesionuar me idenë për një trup perfekt. Kjo gjë e ka sjellur deri te zbulimi i teknikës së ushtrimeve e cila e kombinon aspektin fizik të grekëve të lashtë dhe fuqinë meditative të Lindjes.

    Si rezultat është fituar një sistem i ushtrimeve të cilën ai e ka emëruar “Kontrollogji”, e cila ka kërkuar koncentrim dhe është fokusuar në forcimin e abdomenit, tërheqjen e thellë dhe frymëmarrjen. Tek Pilatesi ky sistem ka patur ndikim shumë të mirë sepse ai me ndihmën e këtyre ushtrimeve ka arritur të marret me boks, gjimnastikë, skijim dhe joga.

    Pilatesi me metodën e tij ka ndihmuar ushtarët e lënduar anglez gjatë Luftë së Parë Botërore duke shfrytëzuar dorezat e krevatëve të spitalit ku ata kanë qenë të shtrirë. Në këtë mënyrë u ka ndihmuar atyre që të zhvillojnë teknikën e cila ua shton fuqinë e lëvizjes.

    Pilates-i nuk është për sejcilin

    Pothuajse 50% e popullatës së rritur në një moment ka ndjerë dhimbje në shpinë, ndërsa 25% vuan nga dhimbjet akute ose kronike në shpinë.

    Edhepse pilates-i dhe ushtrimet e tjera të cilat fokusohen në stabilitetin e muskujve në pjesën e bushtit kurrizorë, në dukje lënë përshtypjen sikur të jenë perfekte, duhet të mirret parasysh se çdo dhimbje nuk është e njejtë dhe në raste të veçanta pilates-i mund të sjellë më shumë dëm se sa dobi.

    Nëse keni probleme, para se të vendosni të bëni pilates duhet patjetër që të konsultoheni me mjekun tuaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...