Prezervativët që ndryshojnë ngjyrën në kontakt me infeksionet

spot_imgspot_img

Një grup studentësh nga Akademia e Isak Njutnit në Essex kanë shpikur llojin e prezervativëve që ndryshojnë ngjyrën, kur ata vijnë në kontakt me infeksionet seksualisht të transmetuara.

Ky lloj prezervativi ka të ndërtuar një tregues për infeksionet si klamidia dhe sifilizi, ndërsa ngjyrat do të ndryshojnë në varësi të llojit të bakteries që është e pranishme.

Krijuesit e këtij zbulimi të mahnitshëm janë katërmbëdhjetë vjeçarja Danial Ali, trembëdhjetë vjeçari Muaz Navaz si dhe katërmbëdhjetë vjeçari Chirag Sak.

Gjenialiteti i këtij grupi të studentëve u vlerësua me çmimin e rinisë për risinë shëndetësore më të mirë.

“Ne kemi krijuar të ashtuquajturin”Sy”, i cili do të përfaqësojë një mënyrë të re për zbulimin e sëmundjeve seksualisht transmetuese dhe që do të ndihmojë brezat e ardhshëm”, theksoi Danial si dhe shtoi se ata kishin dashur që të krijojnë diçka që do të lehtësojë zbulimin e infeksioneve seksualisht transmetuese brenda intimitetit në shtëpinë tuaj, pa pasur nevojë për procedura invasive tek mjeku juaj.

Kjo treshe ka fituar çmimin prej një mijë dollarë si dhe një udhëtim deri në Pallatin Buckingham.

Maggie Philbin, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e çmimit të tinejxherëve për shkencë, ka deklaruar se ata inkurajojnë studentët për idetë e tyre edhe përtej mundësisë së zhvillimit intelektual në shkollë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.