19.2 C
Priština
More

    Prerja Cezariane zgjidhja e fundit

    spot_imgspot_img

    Shumë nëna të ardhshme mendojnë që lindja me prerje cezariane është më e lehtë dhe e rehatshme, dhe në këtë mënyrë dëshirojnë që të lindin. Shumica e tyre mendojnë që është mënyra më e lehtë dhe më pak e dhimbshme. Në perëndim gratë shtatzëna mund të kërkojnë që të lindin me prerje cezariane. Në Kosovë (në spitalin publik) lindjet përmes prerjes cezariane kryhen vetëm nëse shtatzëna është në rrezik për jetë.

    Sipas disa studimeve, lindja përmes prerjes cezariane është zgjidhja më e mirë për ato raste kur nuk mund të arrihet lindja në një mënyrë të natyrshme. Këtu është vë në dukje se lindja përmes prerjes cezariane është operacion shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, dhe që gratë shtatzëna duhet të jenë në dijeni për të gjitha komplikimet e mundshme. Përveç kësaj, sa më e vjetër që është gruaja shtatzënë, mundëstë e komplikimeve pas lindjes me prerje cezariane janë më të mëdha.

    – Në mënyrë që pacientja të lind me anë të prerjes cezariane, së pari duhet të përcaktojë nëse ekzistojnë indikacione specifike për këtë operacion. Ky mund të jetë një operacion emergjent, të cilin e kryejmë gjatë lindjes së fëmijës, kur jeta e nënës, fëmija ose të dyja janë në rrezik. Prerja  cezariane është e zbatueshme edhe në raste të shtatzënive me rrezik të lartë, kur nëna po vuan nga disa sëmundje kronike, diabetit, hipertensioni, etj.

    Përgatitjet për operacion

    Sipas disa gjinekologëve, në qoftë se prerja cezariane është emergjente, përkatësisht në qoftë se ka filluar lindja vaginale, atëherë nëna e ardhshme në një farë mënyre është tashmë e përgatitur.

    – Në qoftë se bëhet fjalë për një prerje cesariane të planifikuar, përgatitja është e njëjtë si për çdo operacion konvencional. Nëna e ardhsme ka nevojë për të marrë rezultatet themelore, përkatësisht kontrollohet analiza e gjakut, kryhet një kontrollë nga internisti, dhe rishikimi nga anesteziologu – ku tani preferohet që operacionet (prerjet cezariane) të bëhen me anestezi rajonale, sidomos në epidural, përkatësishtë anestezi kurrizore.

    Shërimi
    Grave shtatzëna duhet t’ju bëni me dije, që plaga pas operacionit me prerje cezariane do t’ju shkaktoj dhimbje më shumë se sa vet lindja vaginale.

    Ditën e parë pas prerjes cezariane nënat janë nën kujdesin intensiv. Shërimi pas këtij operacioni është individual dhe ndërsa disa pacientë shërohen për rreth dhjetë ditë, disa nuk mund të shërohen edhe pas një muaji​​, kurse pacientët që lindin përmes lindjes vaginale që në ditën e pestë nuk duhet që të kenë dhimbje, ndërsa ato me prerje cezariane shpesh kanë dhimbje postoperative për shkak të cilave më vështërsi ngrihen nga shtrati dhe më vështirë lëvizin.

    Pas prerjes cezariane, nënat zakonisht shkojnë në shtëpi pas ditës së pestë të operacionit.

    Komplikimet
    Ky operacion gjithsesi mund të ketë të meta, kështu që në të mund të klasifikohet një numër i madh i komplikimeve. Ato mund të ndodhin edhe gjatë operacionit, postoperative dhe komplikimet e „largëta“.

    – Gjatë operacionit, mund të vjen deri tek komplikimet e ashtuquajtura intraoperative, komplikimet nga anestezioni, apo nga gjakderdhjet e rënda. Pas operacionit, janë të mundshme komplikimet lidhur me punën e zorrëve, që nganjëherë sjellin deri tek një operacion i dytë.

    Të shpeshta janë procese të ndryshme inflamatore, dhe emboli, të cilat janë një shkak kryesor i vdekjes tek lindjet me prerje cezariane në vendet e zhvilluara.

    Pas operacionit mund të ndodhë edhe qelbëzimi i plagës. Dhe kur në të përfshihet edhe mundësia e paraqitjes së mastitës, temperaturës dhe gjërave të tjera të ndryshme, kjo mund të jetë mjaft traumatike për nënat në dhjetë deri në 15 ditët e para pas operacionit. Këtu duhet të involvohen edhe etërit të cilët duhet të ndihmojnë dhe për t’ju gjindur grave të tyre sa më shumë që munden.

    Në ditët e ardhshme me foshnjën

    Sikur zakonisht që ndodh, kontakti i parë pas lindjes me prerje cezariane ndodh pas 24 orëve.

    – A do të jetë nëna me fëmijë menjëherë apo pas 24 orësh, kjo varet më shumë nga sistemi i organizimit në spitalin ku ajo ka lindur. Ka spitale që kanë adoptuar programin „Baby friendly“ ku fëmijët menjëherë pas lindjes i sjellën nënave. Ne këtë e kemi praktikuar në mënyrë rigoroze, gjë që disa nënave nuk i është përshtatur. Shumë nëna e kan patur vështirë për të marrë menjëherë pas operacionit fëmijën në krahët e tyre. Kjo është arsyeja pse në disa spitale ato qëndrojnë nën kujdesin intensiv 24 orët e para pa fëmijën​​.

    Lindja e dytë mund të jetë natyrale
    Sipas shumë ekspertëve, kur pacientja njëherë lind me prerje cezariane, nuk është e domosdoshme që edhe herën tjetër të lind në këtë mënyrë.

    – Ky vendim duhet të merrët në konsultim të mjekut dhe pacientës. Duhet të informojmë lidhur me të gjitha komplikimet që mund të lindin gjatë lindjes vaginale. Kryesisht lindja fillon në mënyrë vaginale pas lindjes së parë me prerje cezariane dhe nëse është e domosdoshme, kalohet në lindje operacionale – thonë ekspertet, duke shtuar që kohëve të fundit prerja cezariane është  bërë një nga operacionet e sigurta, dhe se për këtë arsye, rreth saj flitet dhe komentohet shumë në publik.

    Babai i foshnjës si dora e djathtë

    Në ditën e pestë pas operacionit nëna shkon në shtëpi, ditën e shtatë hiqen qepjet, dhe kontrollimi i parë bëhet pas një muaji nga dita e lindjes

    Burri duhet shumë të ndihmojë nënën ashtu që, për shembull, ia jap fëmijën nga shtrati dhe maksimalishtë merrë pjesë në të gjitha veprimtaritë rreth foshnjës, por edhe në të tjera, në mënyrë që të shërohet sa më mirë dhe sa më shpejtë.

    Pas prerjes cezariane nënat munden normalisht të japin gji foshnjës sepse ky operacion nuk ndikon në prodhimin e qumështit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...