6.3 C
Priština
More

    Pesë mënyra si të freskoni shtëpinë pa kondicioner

    spot_imgspot_img

    Këto ditë mund të jenë ditët më të nxehta të kësaj vere. Për ju që nuk keni kondicioner në shtëpitë tuaja më poshtë gjeni pesë mënyrat e mbajtjes së ambientit të freksët.

    1. Errësoni hapësirat

    Dritaret gjatë pjesës së ngrohtë të ditës duhet t’i mbani të mbyllura dhe me roleta të lëshuara. Gjithashtu, këshillohet që në dritare të vendosni perde të bardha apo të shndritshme, sepse në atë mënyrë refuzohet drita.

    1. Perde të lagështa

    Njomni perdet dhe ngjitni në dritare. Kjo ka efekt vetëm nëse nata është me puhi të freskët, e cila lëviz perdet dhe kështu freskon dhomën.

    1. Dyshemetë pa tepihë

    Gjatë nxehtësisë së lartë, hidhni qilimat, veçanërisht nëse keni ato lesh.

    1. Shkyçni të gjitha nga rryma

    Gjatë kohës së vapës së madhe rekomandohet që të shkyçni nga rryma sa më shumë aparate elektrike. Kur jeni në shtëpi, në pjesën më të nxehtë të ditës përdorni vetëm ato aparate të cilat ju janë tepër të nevojshme. Për shembull, rrobalarësen përdoreni herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje.

    1. Sa më shumë lule të dhomës

    Lulet e dhomës nuk do të ndihmojnë që të freskohet dhoma në të cilën qëndroni, mirëpo janë shumë të rëndësishme, pasi që prodhojnë oksigjen, eliminojnë aromat e pakëndshme, kështu që ajri do të jetë më i pastër.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...