15.8 C
Priština
More

    Përse duhet ta lani fytyrën me ujë të gazuar, cilat janë efektet çudibërëse të metodës së preferuar të VIP-ave

    spot_imgspot_img

    Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, secila prej nesh është në kërkim të zgjidhjeve të reja që sfidojnë veprimin e kohës, mungesën e përkujdesjes së vazhdueshme apo në rastin më të keq përdorimin e produkteve toksike. Shpeshherë këto alternativa nuk gjenden aspak në kremërat dhe trajtimet e shtrenjta, por në disa truke të thjeshta e si gjithmonë femrat koreane gjithmonë kanë diçka për të na mësuar. 

    Në artikullin e sotëm, Living do t’ju zbulojë efektin çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij në trajtimin e fytyrës. Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta.

     

    Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi. Larja e fytyrës ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.

    Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...