Rregullimet menstruale nënkuptojnë se menstruacionet fillojnë më herët apo më vonë, ndonjëherë vonohen disa muaj, nënkupton kohëzgjatjen e periudhës si dhe gjakderdhjen gjatë saj.

Gjithë këtë problematikë do e ndajmë në tre pjesë që e shkaktojnë problemin dhe në tre zgjidhje.

Çfarë nënkuptojmë me: periudha të parregullta?

Kohëzgjatja e zakonshme e cikit menstrual është 28 ditë ndërsa gjakderdhja gjatë periudhës menstruale zgjat 2-7 ditë. Nëse periudha juaj është e ndryshueshme në zgjatje dhe intenzitet, atëherë keni të bëni me një periudhë të parregullt menstruale.

3 shkaqet e “shtyerjes” së ciklit menstrual

Pse vonohen menstruacionet? Cikli juaj është i kontrolluar nga hormone të cilët nëse janë jashtë balansit mund të shkaktojnë parregullsi në ciklin tuaj. Shkaqet më të zakonshme të çbalansimit hormonal janë:

  • Stresi dhe jeta e çrregullt, pasiqë shkaktojnë tajitjen e hormoneve të stresit të cilat e pengojnë mbarëvajtjen e menstruacioneve.
  • Dieta dhe mënyra e dobët e të ushqyerit.
  • Kontraceptivët, metodat hormonale të kontrollit të shtatëzënisë.

3 zgjidhjet e lehta

Janë disa mënyra të ndryshme se si ti balansoni sërish hormonet mirëpo ne përzgjodhëm ato më të mirat për ju:

  • Pas punës pushoni dhe relaksohuni, provoni ushtrime fizike, dush të ngrohtë apo të lexoni ndonjë libër.
  • Ushqehuni mirë gjatë tërë muajit.
  • Përdorni kupa menstruale pasiqë janë nga materialet e shëndetshme, kanë kapacitet më të madh si dhe mund të ripërdoren.

Ndjekeni periudhën tuaj, përmirësoni jetën!

Planifikoni jetën tuaj sipas periudhës suaj menstruale, qoftë edhe nëse keni periudhë të parregullt. Duke ndjekur fillimin e periudhës suaj mund të kalkuloni se kur mund të pritni periudhën tjetër.

Kur duhet vizituar mjekun?

Nëse periudhat e parregullta fillojnë të bëhen “normale” apo keni vështirësi gjatë periudhës, atëherë vizitoni mjekun. Shumica e femrave tregojnë se periudhat zakonisht janë të parregullta ghatë pubertetit apo menopauzës.

kosovarja.ch