Përdorimi i çajit të gjelbër dhe mjaltit për pastrimin e akneve!

spot_imgspot_img

Është vërtetë mahnitëse!

Nëse mjalti funksionon shumë mirë për trajtimin dhe parandalimin e akneve dhe pirja e çajit të gjelbër ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, atëherë çfarë mund të ndodhë kur të kombinoni këto dy përbërës të mrekullueshëm? Po pra, një lëkurë të pastër, të ndritshme dhe të freskët.

Hilda Robles, një vajzë që ka sfiduar aknet e saj, tregon se ka përdorur çaj të gjelbër dhe mjaltë, gjë që i ka ndihmuar shumë akneve të saj cistike. Ajo thekson faktin se ndoshta kjo rutinë nuk iu ndihmon të gjithëve por që fotot e saj para dhe prapa tregojnë se ia vlen të provoni këtë recetë. Dallimi është mëse i dukshëm!

Gjatë një interviste të saj me Allure, ajo zbulon se pi çaj të gjelbër tri herë në javë. Por përveç kësaj, ajo potencon faktin se i përmbahet një maske anti-akneve duke përdorur gjethet jeshile të çajit dhe mjaltë të papërpunuar, duke krijuar kështu një pastë si dhe duke e aplikuar në fytyrë me kohëzgjatje minimum 30 minuta.

Për rutinën e saj për pastrim të përditshëm, ajo pastron fytyrën me një pastrues prej qymyr druri për të hapur poret deri në largimin e pikave të zeza dhe akneve.

Më pas, ajo kompleton rutinën e saj me një hidratues jo-komedogjenik.

Pasi lëkura e saj u përmirësua dukshëm, ajo filloi të zbusë lëkurën e saj me një toner me bazë ujë trëndafili. Ky toner i ka ndihmuar në balansimin e prodhimit të yndyrës lëkurore dhe se e përdor në bazë të rregullt./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.