Parandaloni kollitjen me vetëm dy përbërës ushqimor

spot_imgspot_img

Ngacmimi nga kolli është prezent gjatë ditëve të ftohta dhe ndryshimeve të shpeshta të motit. Parandalimi dhe çlirimi nga ai, në mënyrë natyrale, pa përdorur medikamente është mëse i mirëseardhur.

Këtë mund t’a bëni duke përzier dy përbërës: mjaltë dhe piper të zi.

I njohur për vetitë terapeutike, mjalti përmban antibakterialë dhe antioksidantë që nxisin sistemin imunitar dhe parandalojnë kollën.

Piperi është i pasur me shumë lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, flavonoidet, antioksidantët dhe antibakterialet. Kur përdoret i kombinuar me mjaltë, piperi i zi lehtëson dhe  ndihmon frymëmarrjen e pastër.

Pjekni rreth 4 – 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.