7.7 C
Priština
More

    Parandaloni djersitjen e këmbëve gjatë verës

    spot_imgspot_img

    Një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme të trupit të njeriut padyshim që është edhe djersitja.

    Megjithëse shumë e nevojshme për të ruajtur temperaturën normale të trupit mes 36-37 gradë C, shpesh djersitja mund të kthehet në një problem sa estetik aq edhe shëndetësor.

    Veçanërisht në ditet e gjata e të nxehta të verës ky proces shtohet në të gjithë trupin, por më shumë në duar dhe në këmbë.

    Djersitja e tepërt e këmbëve mund të shkaktojë parehati në të ecur, të prishë këpucët, këmbët tuaja dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme.

    Njejtë në duar ku mund të shkaktojë parehati gjatë ditës.

    Për të shpëtuar nga ky problem në këtë artikull ju tregojmë se si ta shamangni me disa mënyra të lehta.

    Megjithëse mund të tingëllojë si këshillë e panevojshme është e rëndësishme që ju ti lani këmbët tuaja çdo ditë me ujë të freskët.

    Kjo edhe nëse pëdorni këpucë, çorape apo sandale gjatë ditës.

    Bëjeni këtë proces çdo darkë para se të shtriheni duke i fërkuar me sapun antibakterial.

    Në këtë mënyrë do të largoni të gjithë djersën dhe bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndëshme.

    Mos harroni t’i pastroni ato 2-3 herë në javë pas dushit me një furcë të posaçme për këmbët, në mënyrë që të largoni të gjithë lëkurën e panevojshme.

    Pudra është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar djersitjen e trupit.

    Mund të përdorni një pudër të zakonshme ose të blini në farmaci pudër kundër baktereve dhe djersitjes.

    Hidheni atë në këmbët tuaja çdo herë pasi i lani në mënyrë që të keni nën kontroll djersitjen dje aromën gjatë gjithë ditës.

    Lajini këmbët tuaja me uthull molle në mënyrë që të mund të mbyllni poret dhe të largoni djersën e tepërt.

    Për këtë proces mund të përdorni një pambuk të zhytur në uthull molle dhe të lyeni këmbët ose ta përzieni atë me ujë të vakët dhe t’i lani ato për 15-20 minuta rradhazi në këtë ujë.

    Bëjeni këtë disa herë në javë para se të shkoni për të fjetur.

    Shtrydhni pak lëng limoni në një pambuk ose napë dhe me të lyeni këmbët tuaja.

    Fokusohuni në pjesën e poshtëme dhe atë më problematiken.

    Lëreni të thahet për disa momente dje më pas mund ta vishni corapet apo këpucët si normalisht.

    Një nga këshillat kryesore që dermatologët japin eshte zgjedhja e këpucëve sa më cilësore që i ofrojnë ajrosje këmbës si dhe çorape të buta pambuku.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...