16.4 C
Priština
More

    Nuk dëshiroj edhe një fëmijë pasiqë dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët që kam

    spot_imgspot_img

    “O Zot është djal, është djal. I dashur është djal” bërtisja para bashkëshortit tim derisa ia tregoja foton e ultratingullit. Ishte fëmija ynë i tretë ndërsa burri im buzëqeshte me krenari dhe emocione që rrezatonin tërë dhomën tonë. Sytë e tij të mbushur me lotë, pëshpëriti “mendova se është edhe një vajzë”.

    Gëzimi ynë ishte i papërshkrueshëm, pas dy vajzave në tre vite, papritmas ishim duke ecur në një shteg të panjohur. Menjëherë filluam me ndryshimet, ngjyrosjen e dhomës nga ngjyra rozë e me flutura, blenim lodra dhe veshje për djalë e shumë gjëra tjera.

    Dias muaj më vonë e sollëm djalin në shtëpi, thellë në zemrën time e dija se ky është foshnja e fundit që do e sjellë në shtëpi nga spitali. Zbrazëtira në bark pas nëntë muajve shtatëzëni tani është e përhershme, dhimbjet nga kontraktimet do të jenë të fundit që do i përjetoja. Sapo ia dha vajit ë ngazëlleu, e dija se ky vaj do jetë i fundit që do mi mbushë veshët. U deshën disa muaj që të marr guximin ti them këto fjalë në zë, por e dija se këtë bisedë do e bëja ndonjëherë me burrin tim. E dija se ky kapitull i jetës sonë do duhej përfunduar ndonjëherë mirëpo thë thënit e fjalëve kërkonte një guxim dhe fuqi të cilën e kërkova thellë në zemër. Ajo që e kuptova është se nuk dëshiroj më fëmijë dhe dëshiroj që të kaloj më tepër kohë me këto që kemi.

    Nuk kam më dëshirë që të rehatoj edhe një foshnje që qan në mes të natës, dëshiroj që të përkujtoj dhimbjet e barkut të vajzës së dytë dhe ta ngushëlloj dhe ta përqafoj e jo të kam obligim që të rri pa gjumë, e frustruar dhe e indinjuar.

    Nuk dëshiroj ta mbaj në gji edhe një fëmijë, dëshiroj të kthehem në kohën kur i jepja gji djalit tim, të përkujtoj atë akt, aromën e tij dhe të kënaqen në atë kujtim.

    Të kuptuarit se familja jonë është e kompletuar është ndjenjë e ëmbël dhe e hidhur

    Do të jetë ndjenjë e çuditshme kur të mbaj foshnjat e të tjerëve në krah, do i përkujtoj momentet kur unë i rrisja fëmijët e mi, ditët dhe netët pa gjumë, sytë e papushuar që vështrojnë secilën lëvizje të foshnjes. Foshjat kanë veçori shëruese, i japin jetës kuptim, ju pjekin me dhunë, ju transformojnë në një version më të mirë të vetes tuaj dhe ju japin një gëzim që nuk mund ta ndjeni më kurrë…por e di një gjë sigurtë, të dëshiroj edhe një fëmijë do më bëjë të dëshiroj edhe diçka tjetër që nuk kthehet dot- ajo është më tepër kohë për fëmijët që kam./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...