Një filxhan e këtij çaji pengon zhvillimin e tumoreve malinje

spot_imgspot_img

Akademia Kineze e Shkencave ka zbuluar çajin që zvogëlon rrezikun e shfaqjes së tumoreve malinje.

Çaji oolong ka efekt të magjishëm në shëndetin e njeriut, për shkak se është i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Ky çaj përmban mineralet si kalcium, mangan, bakër, karotene, selenium, kalium; vitaminat A, B, C, E dhe K, si edhe polifenole, kimikalie, të cilat kanë ndikim antikanceroz. Përveç këtyre, ai përmban acid folik, niacin dhe alkaloide të tjera detoksifikuese.

Çaji Oolong bëhet nga e njëjta bimë si çaj i gjelbër dhe çaj i zi, i cili është pjesërisht i fermentuar. Dallimi është në përpunim.

Pirja e dy ose më shumë gotave me këtë lloj çaji mund të reduktojë rrezikun nga disa lloje të kancerit, përfshirë edhe kancerin ovarian, thuhet në studim.

Çaj Oolong është përdorur për të mprehur dhe përmirësuar aftësitë e të menduarit dhe vigjilencës. Ai është përdorur edhe për të parandaluar prishjen e dhëmbëve, osteoporozën dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtime të shumta tregojnë që krahas luftës kundër kancerit, kjo pije zvogëlon rrezikun nga skleroza multiplite, obeziteti, alergjia, diabeti, etj.

Çaji ka shije të ëmbël, ndërkaq më mirë është të pihet pa sheqer.

Pirja e këtij çaji ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, megjithatë nuk duhet të pihet në sasi të mëdha nga personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës pasi mund t’u shkaktojë ankth, rrisë të rrahurat e zemrës si dhe tensionin e gjakut, po ashtu edhe të përkeqësojë simptomat e ulcerës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.