Nga koka deri te këmbët – Receta bukurie me sodë bikarbonë

spot_imgspot_img

Koka

1. Shampo për flokë të thata – hidhni pak sode buke në rrënjët dhe shprishni flokët tuaj.

2. Shampo për flokë voluminoze – përzieni çerekun e sodës së bukës me shampon tuaj të përditshëm, kjo do t’i heqë papastërtitë, duke i bërë flokët të lehta dhe më të plota (voluminoze).

3. Kondicioner – përzieni soden e bukës në kondicionerin tuaj dhe aplikoni në flokët për t’i mbajtur shëndetshëm dhe majat e flokëve të qëndrueshme.

Goja

1. Larja e gojës – gargarë me sode buke, ose përdorni për të shpëlarë gojën.

2. Zbardhues dhëmbësh – përzieni soden e bukës, dredhëza dhe lëng limoni së bashku për të zbardhuar dhëmbët tuaj, shërbejnë si agjent natyror zbardhues.

Fytyra

1. Hidratues fytyre – shtoni një lugë gjelle sode buke në pastruesin (cleanser) tuaj dhe formoni një lloj paste. Bëni masazhë rrethore në fytyrën tuaj që të shtresohet masa si eksfoliant, dhe kështu duke e lënë lëkurën tuaj të butë.

2. Trajtimi i pikave në fytyrë – nëse keni akne në fytyrë, provoni një lloj paste përmes sodës së bukës dhe ujit dhe aplikoni në zonën e prekur. Nuk e rekomandojmë për akne apo cista të thella, por ato sipërfaqësore mënjëherë i thanë në maksimum. Gjithashtu, mund ta përdorni edhe mjaltin për ta pastruar lëkurën. Aplikoni për rreth 15 minuta dhe shpëlajeni.

3. Ndriçues fytyre – dëshironi lëkurë të ndritshme? Përzieni sodden e bukës me një lugë gjelle lëng limoni dhe disa pika vaj ulliri. Pasi ta pastroni lëkurën, aplikoni këtë pastë në fytyrën tuaj dhe shpëlajeni pas 10 minutash.

Trupi

1. Pastrues për trupin – shtresoni lëkurën tuaj me anë të pastës me 3 aplikime të sodës së bukës dhe një me ujë. Aplikoni butësisht me majat e gishtave tuaj në lëvizje rrethore, pastaj shpëlajeni.

2. Zhytje në banjë – për një ditë të relaksuar, shtoni ½ filxhan sode buke në dushin tuaj për të neutralizuar acidet në lëkurë dhe ndihmon në largimin e yndyrës dhe djersës nga trupi gjatë zhytjes suaj në vaskë.

3. Deodorant – përzieni 4 lugë sode buke me 10 pika vaj esencial sipsa preferencës suaj, dhe aplikoni ndër krahë me anë të një brushe. Që ta aplikoni më shpesh gjatë ditës, vetëm mbushni një enë të vogël kozmetike të zbrazët duke e përdorur me një furçë të vogël.

4. Pastrues i thonjve – lënia e manikyrit për njëkohë të gjatë në thonjtë tuaj, mund t’i bëjë ato që të duken më të verdhë. Shpëtoni nga njollat përmes përzierjes së sodës së bukës dhe peroksidit dhe fërkoni atë në thonjtë tuaj.

Këmbët

1. Pedikyr – jepni vetes një lloj banje (spa) dhe pedikyr në shtëpinë tuaj. Përzieni 2-3 lugë sode buke me ujë si përthithës dhe qetësues i këmbëve. Shtoni vajin tuaj esencial të preferuar (si ai i livandos) dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastaj pastroni këmbët me pastën e sodës së bukës dhe me ujë duke ndihmuar si eksfoliant.

2. Zbut dhe qetëson pjesën e ashpër të lëkurës (callus) – përzieni dy lugë sode buke në një kovë me ujë të nxehtë dhe shtoni disa pika vaj livandoje. Pas përthithjes së gjatë, pastroni këmbët me anë të tri aplikimeve me sode buke, një me ujë dhe një me sheqer kafe. Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.