Nga gruaja e pastrehë, në kokainë, deri tek gruaja e pasur për vetëm dy vjet!

spot_imgspot_img

Historia jetësore e Danny Johnson duket vërtet si një përrallë e Hollywood-it. Sipas revistës “Forbs”, prindërit e Denit ishin të varur nga droga dhe ata jetonin nga ndihma sociale. Sa ishte e vogel ishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht, dhe ka ngelur shtatzënë në moshën 17 vjeçe. Katër vjet pas, ajo jetoi në Hawaii, ku ka punuar si kamariere.

Pastaj ajo filloi të përdor kokainën, por pasi që ajo nuk mund të përballojë një shtëpi, jetonte në makinë. Në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1990, u zgjua pas partit (ahengut) dhe shkoi tek njerëzit për rreth saj për të lypur një dozë të kokainës. Sipas deklarimit të saj, ajo ishte e gatshme të angazhohej në prostitucion dhe për këtë shkak ajo e urrente veten sepse ajo e kuptoi se sa ulët ka rënë.
 
Ajo u përpoq të vriste veten në det. Ajo shkoi në ujë dhe u zhyt në të, kur papritmas dëgjoi një “zë” i cili e këshilloi që ta marrë vetën.

“Dëshira për kokainë pastaj u zhduk, nuk kam dashur që të marrë më. Njëra anë e trurit tim më thoshte: “Kjo nuk duhet të jetë jeta jote”, ndërsa një tjetër u përgjigjte: “Ti je një humbëse dhe një dështim”. Kam vendosur që të dëgjoj zërin e parë” – tha Danny Johnson.

Ditën tjetër ajo vendosi për të filluar një jetë të re duke gjetur punë. Në rrugë, ajo pa një reklamë që ofron një program të veçantë për humbje peshe. Ajo e thirri atë kompani dhe filloi të ngjiste reklamat e saj në qytet. Porositë kanë filluar ngadalë.

Ajo rezultoi që Danny Johnson është një shitëse e përsosur. Ajo së shpejti ka fituar para të mjaftueshme për të filluar biznesin e saj me programe për humbje peshe, shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara. Vetëm në vitin e parë, ka përfituar shumën prej një milion dollarë, dhe ka hapur 18 qendra për humbje peshe, dhe në vitin 1996 e ka shitur tërë biznesin, e sa për shumën – ishte astronomike. Ajo tani punon si një folëse motivuese dhe ka shkruar një numër të madhë librash. Ajo është e martuar, ka pesë fëmijë dhe katër nipër e mbesa. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: Ekskursion njëditor familjar në Kosovë — natyrë, piknik dhe aktivitete të lehta

Udhëzime praktike për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, dokumente, dogana, ide për aktivitete të lehta dhe këshilla sigurie.

Këshilla‑shtëpiake: Si të organizoni kuzhinën e vogël për më shumë funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla, me theks te siguria ndaj kimikateve dhe masat që reduktojnë rreziqet për familjen.

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.