6.9 C
Priština
More

    Nëse i keni këto shenja ju po sëmureni nga COVID-19

    spot_imgspot_img

    Ekzistojnë katër simptoma të Coronavirusit që konsiderohen të lehta, të cilat mund të jenë shenja e parë që po sëmureni. Ato gjithashtu mund të jenë një tregues që ju jeni infektuar pa e ditur.

    Dhimbje stomaku

    Një përmbledhje e 36 studimeve të botuara mbi COVID-19 që përfshinë mijëra pacientë gjetën që gati një në pesë individë të infektuar mund të shfaqë gjithashtu simptoma gastrointestinale gjatë betejës së tyre me virusin. Këto simptoma përfshijnë humbje të oreksit, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku.

    “Duke parë këto gjëra nuk është domosdoshmëri të thuash se një pacient ka COVID-19″, tha bashkëautori i studimit Dr. Mitch Wilson, një radiolog dhe lektor klinik në fakultetin e mjekësisë dhe stomatologjisë në Universitetin Alberta. Ai shtoi: “Mund të jetë nga një larmi shkaqesh të mundshme. Por një nga ato shkaqe të mundshme është infeksioni nga virusi dhe në një mjedis ku COVID-19 është shumë i përhapur, është diçka që duhet marrë parasysh dhe potencialisht të shihet si një mundësi për mjekun referues.”

    Dr. Diana Gall tha se: “Problemet e tretjes dhe ndryshimet në zakonet e zorrëve janë nganjëherë shenjat e para që po përballeni me diçka, jo vetëm me koronavirus. Sidoqoftë, diarreja është raportuar si një simptomë e hershme tek pacientët që më vonë kanë rezultuar pozitiv për Covid-19”.

    Infeksionet e syve

    Konjuktiviti zhvillohet deri në 3% tek pacientët me COVID-19, sipas Akademisë Amerikane të Okulistikës. Ai tha: “Zyrtarët e shëndetësisë besojnë se syri rozë viral, ose konjuktiviti, zhvillohet në rreth 1- 3% të njerëzve me Coronavirus. Virusi mund të përhapet duke prekur lëngun e syve të një personi të infektuar, ose nga objektet që mbajnë lëngun.”

    Mjegulla e trurit

    ‘Mjegulla e trurit’ është raportuar nga të sëmurët me COVID për javë, madje dhe muaj pasi u rikuperuan nga virusi. Kjo mund të përfshijë humbjen e aftësisë për të kujtuar fakte të përditshme ose për të mbajtur biseda. Një studim i kryer nga Imperial College London tha se COVID mund të ketë “pasoja kronike njohëse”. Si pjesë e hulumtimit të tyre ata zbuluan se dëmtimi i trurit ndodhi në nivele të ndryshme, varësisht nga sa e rëndë kishte qenë sëmundja.

    Lodhja

    Më shumë se gjysma e pacientëve me Coronavirus vuajnë nga lodhje të vazhdueshme, pavarësisht nga serioziteti i infeksionit të tyre, sugjeroi një studim nga Kolegji Trinity në Dublin. Studiuesit gjetën 52% të 128 njerëzve në studim që raportuan lodhje dhe rraskapitje të vazhdueshme, madje edhe 10 javë pasi u rikuperuan nga virusi. Autorët e studimit përfunduan: “Gjetjet tona demonstrojnë një barrë të konsiderueshme të lodhjes post-virale tek individët me infeksion të mëparshëm Sars-CoV-2 pas fazës akute të sëmundjes COVID-19. “Ky studim thekson rëndësinë e vlerësimit të atyre që shërohen nga COVID-19 për simptomat e lodhjes së rëndë, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes fillestare.”

    Një studim i OBSH, duke parë shenjat e zakonshme të COVID-19 zbuloi se simptoma e tretë më e zakonshme ishte një ndjenjë lodhjeje ‘rraskapitëse’. Aktualisht, NHS ju këshillon të bëni një test për të kontrolluar nëse keni Coronavirus nëse keni një temperaturë të lartë, një kollë të re, të vazhdueshme ose një humbje ose ndryshim të ndjenjës së nuhatjes ose shijes.

    Krahas bërjes së një testi, qeveria gjithashtu këshillon: “Ju dhe kushdo me të cilin jetoni duhet të qëndroni në shtëpi dhe të mos takoni njeri derisa të merrni rezultatin e testit, mund të dilni nga shtëpia vetëm për të bërë testin.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...