Kombinim ideal i mishit, patateve dhe vezëve!

Përbërësit:

  • Patate
  • 2 qepë
  • Piper i kuq
  • Mish i grirë
  • Kripë
  • Biber
  • 3 vezë
  • Gjysmë litër qumësht

Pastroni patatet dhe preni në feta. Në vaj të nxehtë, skuqni dy qepët, shtoni edhe pak piper të kuq, mishin e grirë, vazhdoni me skuqjen edhe për pak kohë e më pas hidhni edhe pak kripë.

Pastaj, merrni një enë më të madhe dhe renditni një rend patate, më pas mishin me përbërësit tjerë deri sa të mbulohet rendi i fundit prap me patate. Hidhni pak biber sipas nevojës, derdhni ujin e tepruar nga tepsia dhe vendoseni në furrë që të piqet.

Mënjëherë filloni me përgatitjen e shtresës së sipërme: 3 vezë përzieni me gjysmë litër qumësht dhe hidhni sipër gjellës gjatë pjekjes në temperature të lartë dhe vazhdoni edhe më tej pjekjen.

Nëse dëshironi, ju mund që patatet t’i lyeni me miell dhe vezë, t’i renditni në tepsi së bashku me mishin, por atëherë nuk duhet të hidhni ujë, por vetëm qumësht dhe vezë.

kosovarja.ch