Muaji i kaluar ka qenë “nëntori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë”

spot_imgspot_img

Muaji i kaluar ka qenë nëntori më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë në planetin Tokë, dhe Evropa është përballur me temperatura rekorde në këtë periudhë.Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus (C3S) ka analizuar temperaturën e sipërfaqes dhe të ajrit dhe ka gjetur se nëntori i vitit 2020 ka qenë për 0.77 gradë Celsius më i nxehtë se mesatarja 30-vjeçare, nga viti 1981 deri më 2010.

Temperatura mesatare shtator-nëntor për Evropën, ka qenë më e larta në histori dhe 1.9 gradë Celsius mbi periudhën e referimit.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus, që është pjesë e shërbimit satelitor të Bashkimit Evropian, ka thënë se 2020 ka qenë në linjë me vitin 2016, që është viti më i nxehtë në histori.

Javën e kaluar, Organizata Botërore për Meteorologji, ka thënë se pret që viti 2020 të jetë një nga tre më të nxehtit – mbrapa viteve 2016 dhe 2019.

Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Copernicus, Carlo Buontempo, ka thënë se incizimet “janë në përputhje me trendet afatgjata të ngrohjes globale” andaj u ka bërë thirrje ligjvënësve që të “shqyrtojnë më seriozisht se kurrë qasjen ndaj përkushtimeve ndërkombëtare”, të përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, të nënshkruar më 2015.

Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetet nënshkruese janë përkushtuar për qëllim afatgjatë të kufizimit të temperaturës mesatare në 1.5 gradë Celsius.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë dhe plan vakti: darkë vegjetariane ekonomike — një bazë e vetme, 3 variante për të kursyer

Një udhëzues praktik për të përgatitur darkë vegjetariane me kosto të ulët: një bazë e thjeshtë që përshtatet dhe tri variante familjare për të kursyer kohe e para.

Horoskopi i qejfit (ditor): 12 shenjat sot — dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm argëtim)

Horoskopi i qejfit i sotëm sjell parashikime të lehta për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie — një lexim i thjeshtë dhe pa pretenca, vetëm për argëtim.

Flokët: rutinë e shpejtë pas dushit me makeup minimal dhe praktik për mëngjeset familjare

Udhëzues praktik për një rutinë të shpejtë pas dushit që mbron flokët dhe lehtëson mëngjeset familjare me makeup minimal dhe hapa të thjeshtë të kujdesit.

Rregullimi i shtëpisë: Si të angazhoni fëmijët në zakonet e kursimit të energjisë pa premtime financiare

Si të përfshini fëmijët në zakonet e kursimit të energjisë pa përdorur shpërblime financiare, duke mbajtur prioritet sigurinë e familjes dhe të produkteve kimike në shtëpi.