Mos i injoroni këto 10 paralajmerime të rrezikshme nga ”ai”

spot_imgspot_img

Ekzistojnë disa paralajmërime apo thënë ndryshe, flamuj të kuq që nuk duhet ti injoroni asnjëherë në lidhje me partnerin tuaj sepse këto shenja tregojnë shumë për lidhjen tuaj. A ju ka rastisur t’ju ndodhin ndonjëra nga rastet e mëposhtme?

  1. Ai lëviz shumë shpejt. Ah, i dashur aty për aty. Madje nëse jeni duke nxituar të dy së bashku për gjëra të ndryshme, padyshim që më vonë do të pendoheni. Por, nëse ai tenton të lëviz gjërat shumë shpejt edhe në kohën kur ju nuk jeni të gatshme ta bëni atë, dëgjoni intuitën tuaj.
  2. Nuk dëshiron t’ju prezentojë tek miqtë e tij. Është e qartë se nëse nuk dëshiron t’ju njoftojë njëherë tek familja e tij sepse është diçka shumë serioze. Por me miqtë e tij? Nëse keni një muaj së bashku dhe ai nuk dëshiron t’ju takojë me miqtë e tij, atëherë ky mund të jetë shkak për shqetësim.
  3. Ai nuk e kalon natën me ju. Nëse pas aktit ai mënjëherë fle gjumë dhe struket në qoshin e tij të krevatit, kjo është shumë e pasjellshme. Është normale që të fleni mirëpo gjithmonë pas aktit keni nevojë për pak përkëdhelje dhe përkushtim nga ana e partnerit.
  4. Ai sjellet keq me kamarierë. Një mashkull i cili sillet keq me persona që duhet të sillen mirë me të, nuk është në rregull dhe e hijshme.
  5. Ai nuk dëgjon gjatë seksit. Ju i thoni se nuk mund të keni seks anal dhe ai sërish vazhdon punën e tij, kjo është diçka e tmerrshme.
  6. Ai del jashtë kontrollit. Nëse ai abuzon me substanca varësie si pirja e tepërt e alkoolit apo drogave të ndryshme, kjo është shenjë e qartë paralajmëruese. Nuk është e thënë që të ndaheni mënjëherë nga një person i droguar, por mbështeteni për ta lënë atë sepse marrëdhënia juaj do të bëhet shumë e vështirë kësisoj.
  7. Ai ju nënçmon. Nëse shakatë e tij teprohen ndaj jush dhe ju nënçmojnë gjithnjë, largohuni nga ai, nëse ai është i vrazhdë me persona të tjerë, padyshim të njejtën sjellje do ta ketë edhe me ju.
  8. Ai rrefuzon t’ju thërrasë e dashura e tij. Ju kaloni pothuajse çdo natë së bashku, festoni përvjetoret dhe ju nuk e vëreni se atij i duhet kohë për tu përshtatur me ju. Nëse ai ende nuk ju quan e dashura e tij, kjo tregon shumë për lidhjen tuaj se si do të funksionojë.
  9. Ai flirton para jush. Sigurisht, shumica e njerzve flirtojnë kur janë në një marrëdhënie. Por në qoftëse kjo ju bën të ndjeheni jokëndshëm, atëherë kushtoni vëmendje kësaj sjellje. Nëse ai flirton para jush, çfarë tjetër mund të bëjë kur nuk është në praninë tuaj?
  10. Ai është gjithmonë i zënë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se vlen në të gjitha rastet. Kuptohet nëse ai ka një punë të ngarkuar dhe familje të madhe, padyshim që do ta ketë kohën e ngarkuar. Por, nëse ai ju shmang pa ndonjë arsye reale, dëgjoni paralajmërimin.

Çka mendoni, cilat shenja paralajmëruese janë më serioze?/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.