Metodat më të mira shtëpiake për pastrim të gardërobës!

Shumë njolla dinë të shndërrohen në ankth, sidomos nëse janë në copëzat tona të preferuara. Me ndihmën e këtyre truqeve shtëpiake njollat do të largohen ‘si në reklama’.

Buzëkuqi

Në heqjen e buzëkuqit ndihmon një gogël me tul buke.

Ngjyrat e forta të buzëkuqeve janë shumë efektive dhe tërheqëse, megjithatë, problemi qëndron kur ai përfundon në rroba. Komplikimi shtesë është ai që buzëkuqet e sotshëm përkatësisht qëndrojnë më shumë.

Këtu ndihmon buka e bardhë- hiqeni koren, më pas nga tuli i bukës bëni një topth.

Fërkoni shenjën me bukë, kjo do të ndihmojë që shenja të hiqet nga materiali. Më pas atë garderobë lajeni në mënyrë të zakonshme.

Shenjat nga ngjyrat e vajit dhe markeri

Njollat nga ngjyrat e vajit dhe markeri mund të duken të rënda, megjithatë, do të hiqen me shpejtësinë e dritës nëse përdorni llak për flokë dhe përbërës për dezinfektim të duarve. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, më pas lajeni në rrobalarëse me temperaturë të lartë.

Njollat nga bari

Trajtoni njollën me kombinim të hidrogjenit dhe përbërësve për larje të enëve. Është treguar si përbërës shumë i suksesshëm edhe përzierja e hidrogjenit, sodës bikarbon dhe ujit të nxehtë. Mbeturinat e barit shumë mirë i absorbon edhe shkumësi i bardhë i shkollës.

Detergjent shtëpiak për pastrim

Në dukje duken të thjeshta, por bëjnë mrekulli!

Nga përbërësit janë të nevojshëm uthulla e bardhë, zbardhues, hidrogjen, lëng limoni, sapun natyral dhe dielli!

Më e rëndësishmja që materialin e posalarë ta ekspozoni menjëherë në diell që të thahet.

Dylli (qiriu)

Truqet shtëpiake që i kanë zbuluar gjyshet tona: dyllin e ngrirë mund ta largoni kur në te të vendosni një letër gazete, e më pas t’i bini mbi me hekur.

Ngjyrat nga akryli

Trajtojini me një leckë të thjeshtë apo me pecetë të zhytur në alkool, më pas fërkojeni me sfungjer.

Vera e kuqe

Ekzistojnë disa mënyra për heqjen e kësaj njolle e cila ju jep kokëdhimbje njëlloj sa dehja nga vera:

  • Hidhini njollës shumë kripë që ta pijë verën. Kjo ndikon nëse reagoni në atë moment kur ju derdhet vera.
  • Mblidheni verën me peshqir letre, më pas njollën lageni me qumësht, një orë para se ta lani.
  • Edhe këtu ndihmon përzierja e sapunit me hidrogjen në sasi të njëjta.
  • Hidhni ujë të gazuar, por përmbi lavaman, në mënyrë që ujë të kaloj përmes njollës.
  • Nëse shenja është e thatë, trajtojeni me pastë për rrojë, më pas lajeni në mënyrën e zakonshme.
  • Siç thuhet, pyka me pykë thyhet: derdhni në verën e kuqe verë të bardhë, më pas vendosni edhe sodë bikarbon përmbi njollë. Pas disa orësh lajeni. Gjithashtu, mund të ndihmojë edhe vodka.

Tek heqja e njollave nga vera e kuqe gjëja kryesore është shpejtësia: sa më parë të reagoni, aq më parë do ta pastroni.

Të bardha, më të bardha, edhe më të bardha

Peshqiri i përkryer i bardhë dhe çarqafi janë ëndrra e secilës grua. Në vend të prodhimeve të shtrenjta për zbardhim shërbehuni me truqe shtëpiake.

Në vend për pluhur hidheni një gotë uthull. Uthulla e bardhë është e njohur si prodhues i cili jep shkëlqim dhe pastërti, ka pasur aplikim nga pastrimi i lugëve të praruara e deri te zbardhimi i flokëve.

Ai gjithashtu mbyt bakteret dhe parazitët, ndërsa materialet i zbut edhe në ujë më të fortë.

Soda bikarbon është në mënyra të shumta i dobishëm për shtëpi, sidomos për pastrim. Vendoseni një filxhan në rroba të bardha (jo me detergjent!), dhe ato do të jenë të bardha. Soda largon erërat e pakëndshme dhe i ndihmon detergjentit.

Përdorni ujin e ftohtë për një dorë para larjes, sepse uji i nxehtë vetëm sa do ta ‘ziej’ njollën. Nëse rrobat janë shumë të ndyta provoni njërën nga metodat e lartëpërmendura në mënyrë që mos zhytë edhe pjesën tjetër të rrobave.

kosovarja.ch