Mësojeni cilat janë cilësitë e panjohura të aspirinës!

spot_imgspot_img

Studime dhe hulumtime të shumta kanë treguar se përdorimi afatgjatë i aspirinës zvogëlon rrezikun e zhvillimit të llojit më të zakonshëm të kancerit dhe vdekjen për një të tretën!

“Njerëz të moshës së mesme duhet të fokusojnë veten që në përditshmëri të konsumojnë një dozë të vogël aspirinë për të krijuar një mbrojtje nga kanceri në organizëm”- thotë shkencëtari që kreu studimin.

Njerëzit me probleme të zemrës gjithsesi tashmë janë duke marrë doza të ulëta të analgjetikëve për të parandaluar rikthimin e simptomeve dhe gjithashtu të gëzojnë edhe cilësitë anti – kancerogjene të këtyre barnave – shkruan Daily Mail.

Është vlerësuar se 130.357 raste të vdekjes për shkak të sëmundjeve kancerogjene do të mund të shmangen gjatë periudhës prej 20 vjet, plus edhe 9.473 vdekje nga sulmi në zemër.

Ana negative është se përdorimi i gjerë i aspirinës gjatë të njejtës periudhë mund të shkaktojë 18.000 të vdekur, për shkak të gjakderdhjes së brendshme dhe goditjes në tru, që janë efekte potenciale fatale të efektit anësorë të barnave. Por shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se efekti është pozitiv në shumicën e rasteve, dhe se efektet anësore janë shumë të rralla. Statistikat tregojnë se në 1000 njerëz të cilët përdorin aspirinë 10 vjet, në mënyrë për të shmangur kancerin, duke kursyer 17 jetë dhe shkaktohen dy vdekje

Udhëheqësi i ekipit që ka kryer hulumtimin, profesori Jack Kozik nga Qendra për Parandalimin e Kancerit Mbretëresha Mary Universitetin e Londrës, thotë se një dozë ditore prej 75 mg, e cila përfaqëson një të katërtën e pilulës standarde të 300 mg, është e mjaftueshme për të ndihmuar në refuzimin e kancerit.

Profesor Kozik arriti në përfundimin se ndikimi më i madh i përdorimit të aspirinës në baza ditore përgjatë 10 viteve arrihet mbi reduktimin në rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga kanceri i sistemit të tretjes, me çka rreziku i kancerit të zorrës së trashë është reduktuar me 35% , dhe vdekjet nga kjo sëmundje për 40%.

Në mënyrë të ngjashme, rreziqet e kancerit të stomakut dhe ezofagut janë reduktuar në 30, dhe vdekjet në 35%.

Aspirina ka një ndikim shumë më të vogël mbi llojet e tjera të kancerit, por zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe kancerit të mushkërive nga 5 në 10% dhe kancerit të gjirit me 10%.

Përdorimi i aspirinës mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 18%, dhe 5% për sulmet surprizuese të zemrës me përfundim fatal.

Edhe pse ka efekte serioze anësore që nuk mund të injorohen, përdorim ditor i aspirinës është gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni në mënyrë për të parandaluar kancerin, pas largimit të cigares dhe zvogëlimit të obezitetit “, – tha Dr. Kozik.

Por mos shpejtoni, sepse ana negative është se këto barna rrisin rrezikun e ulçerës peptike (ulçera e stomakut apo duodenum) për 30 deri në 60% dhe shanset e goditjes hemorragjike në tru me 5%.

Prandaj, para çdo përdorimi të aspirinës ose medikamenti tjetër domosdoshmërisht të konsultoheni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.

Planifikimi i vakteve për javën: menu praktike dhe hapësira pune për parapërgatitje

Udhëzues praktik për planifikimin javore të vakteve: si të ndërtoni menu të balancuara, si torganizoni përgatitjen paraprake dhe si ta mbani hapësirën e punës të sigurtë.

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.