4.4 C
Priština
More

    Meshkuj prej të cilëve duhet të ndaheni!

    spot_imgspot_img

    Ndoshta doni të ëndërroni se e keni gjetur zotëri të Përkryerin, se më në fund fati ju ka buzëqeshur dhe se jeni ndërkallur në ndonjë film romantik amerikan, por e vërteta është se fatkeqësisht duhet ta lini atë burrë.

    Gjetja e zotëri Perfektit është një mision mjaft i vështirë, gjatë të cilit duhet të jeni shumë të mencura, objektive dhe gjithmonë të vetëdijshme se sipas cilave anë të forta dhe të dobëta e keni dalluar të vërtetin. Megjithatë mu këtu është sekreti, por shumë gra i injorojnë karakteristikat negative të disa meshkujve, duke u dhënë kryesisht pas momenteve roze dhe fluturojnë lart, për të kuptuar më vonë se janë gënjyer dhe se janë përplasur keqaz në tokë.

    Për të mos shpenzuar kohë kot duke ua kushtuar meshkujve që s’e meritojnë, duhet të dini disa gjëra. Përderisa djaloshi që sapo e keni njohur apo me të cilin keni filluan një histori i ka vest e poshtëshënuara, jini të sigurta se s’ka lumturi prej tij. Braktiseni sa më parë dhe vazhdojeni këkimin tuaj për të përsosurin.

    Paralajmërimi miqësor

    Ju tregojnë shoqet se pëshpëritet që ai shkon shtrat më shtrat dhe se është një hamshor i papërmirësueshëm. Ka mundësi që të jetë ashtu. Nëse këtë tanimë e thonë shumë njerëz, atëherë mos u befasoni në qoftë se del e vërtetë. Një capkën i atillë i papërmirësueshëm është një makth i vërtetë. Me siguri ju nuk dëshironi ta kaloni jetën duke menduar se ku dhe me kë është tani ai. Lëreni menjëherë!

    Ju quan menjëherë grua të jetës

    Ju sapo jeni njohur, ndërsa ai fluturon lart dhe thotë se jeni gruaja e jetës së tij. Kjo tingëllon tepër bukur, gati përrallore dhe është dëshira e të gjitha femrave, por po të mendoni pak më mirë do të habiteni se si ka mundur ta kuptojë këtë gjë brenda dy-tre ditësh sa jeni bashkë. Kjo flet për mundësinë e të qenit të tij një njeri ëndërrimtar që nuk i sheh gjërat realisht apo që synon vetëm t’ju shpie në shtrat. Lidhja me këta tipa zakonisht nuk ka një të ardhme të mirë.

    E shikon secilën femër që kalon

    Ju thotë se jeni tepër e bukur, por njëkohësisht e shikon vajzën me pantallona të shkurtëra që është duke e kaluar rrugën, prapanicën e kamarieres apo kush e di se kë tjetër. Mbase ju vërtet i pëlqeni, por ai s’e ndërron dot lëkurën dhe vazhdimisht kërkon trazime të reja. Këto janë shprehi që vështirë ndërrohen, prandaj sa më parë ecni tutje nëse jeni në kërkim të një lidhjeje serioze.

    Tepër i mirë për të qenë i vërtetë

    Meshkujt capkënë zakonisht janë tërheqës, simpatikë dhe dinë ta thonë fjalën e duhur në momentin e duhur. Kjo do të thotë se kanë pasur një përvojë të bujshme. Fatkeqësisht, djelmoshat që duken tepër të mirë për të qenë të vërtetë, edhe nuk janë të atillë. Prandaj, kurrsesi mos e injoroni zërin e brendshëm që ju thotë se dicka nuk shkon. Intuita është e fuqishme dhe me siguri do t’jua bëjë me dije se bëhet fjalë për një njeri të cilin nuk do të donit ta kishit pranë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...