Mënyra të shumta interesante për ta qetësuar beben

spot_imgspot_img

Nuk është e lehtë për nënat e reja. Pajtoheni? Bebet nganjëherë është aq vështirë t’i qetësoni. Ne ju sjellim disa këshilla se si t’i qetësoni bebet, të filloni të dini se nga çka kanë frikë.

Bebja qanë dhe me këtë duhet të pajtoheni. Nganjëherë është kjo edhe nga dëshira për të ‘kënduar’, dhe ushtrojnë telat e zërit. Por kjo mund të jetë edhe pse janë të uritur, nervozë, ju flihet, duhet të ndërrohen, kanë problem me tretje, kanë ftohtë, nxehtë, apo duhet të gogësinë…

Nuk ekziston ndonjë rregull universal se si t’i ndaloni bebet së qari. Megjithatë, mund të provoni ta qetësoni me ndihmën e disa truqeve dhe sigurisht të zbuloni pse janë duke qarë dhe nervoz. Kështu do të dini se si më lehtë ta qetësoni.

Hapat e parë

Kontrolloni më parë cili mund të jetë shkaku i qarjes së bebes (uria, ftohti, tretja…) dhe këto probleme mund t’i kaloni lehtë. Por, çfarë nëse bebja thjeshtë është nervoz dhe i shqetësuar apo nuk e dini për çfarë po qanë? Qetësojeni me këto truqe derisa nuk e kuptoni për çfarë bëhet fjalë apo derisa në fund të fundit konsultoheni me mjekun.

Sigurisht mund të provoni ta “ngatërroni” beben me ndihmën e lodrave, muzikës, këngës, lojës, fotografive… Por kjo nuk ndihmon gjithmonë.

Nëse bebja ka problem me tretjen qiteni lehtë përmbi duar dhe fërkojani shpinën. Mund të provoni ta qetësoni edhe në mënyrë që do të provoni ta qetësoni duke e marrë fortë në duar afër gjoksit dhe të provoni ta qetësoni duke marrë frymë lehtë. Jini këmbëngulës.

Thithësja

Për beben pasi që vije në botë të gjitha zhurmat janë të pazakonshme, më të qarta apo më të larta. Kjo mund ta shqetësojë. Ndezja e thithëses, ventilatorit, tharëses apo zhurma e shiut dhe valëve (që prodhojnë të ashtuquajturën zhurmë), mund edhe ti qetësojë. Sepse këto zhurma janë më të ngjashme me ato që i ka dëgjuar derisa ka qenë në barkun tuaj.

Ngasja

Merreni beben dhe dërgojeni në ngasje. Vibracioni, tingujt mbrapa dhe ndryshimet e vazhdueshme të sjelljes ia kujtojnë gjithashtu kohën kur urtë është “sjell” në barkun tuaj.

Ndryshimi

Bebet nganjëherë dëshirojnë pak ndryshim- dëshirojnë të shoqërohen edhe me prindër tjerë apo ndoshta me motrën tuaj, vëllai apo nënën. Lërini ata të provojnë. Gjithashtu, e mundshme është që të gjithë ju jeni të shqetësuar për diçka dhe nervozë e këtë e ndjenë edhe bebja andaj bëhet edhe ai nervoz.

Dilni nga shtëpia

Edhe pse keni frikë nga britma e bebes jashtë shtëpisë, kini në mendje që kjo mund ta qetësojë. Shkoni tek shoqja, kushërira, tek prindërit. Ndryshimi i rrethit, tinguj të rinj dhe aromat mund të zgjojnë imagjinatën e bebes dhe t’ia largojnë mëndët nga e qara.

Qetësimi

Ekzistojnë disa duda për qetësim në Pazar, të cilat, kur bebja i thith lëshojnë tinguj qetësues, të cilët ia kujtojnë bebes kohën kur është rritur i sigurt në barkun e nënës. Disa nëna provojnë edhe në këtë mënyrë t’i qetësojnë bebet e tyre./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.