Mënyra si e aplikoni grimin mund të ju shkaktojë rrudha në fytyrë!

spot_imgspot_img

Kam kërkuar kohë të gjatë produkte të ndryshme kozmetike për paraqitjen e rrudhave në fytyrë, duke u shqetësuar shumë sidomos për linjat poshtë syve. Megjithatë, ndoshta unë edhe më tej e përkeqësoja gjendjen duke tentuar dhe provuar sa më shumë maskara të ndryshme.

Pra, duke u përpjekur të mbaja linjat në kufij, unë thjeshtë jam këshilluar me ekspertë të cilët pohonin se zgjidhja nuk qëndron vetëm në përdorimin e një kremi të mirë për sy, por varet gjithashtu edhe nga njohja e mirë e kujdesit për zonën rreth syve. Kjo rezulton, se ka një mënyrë të duhur për të aplikuar produktet e syve – dhe nëse e bëni në mënyrë të gabuar, kjo mund të përshpejtojë shfaqjen e rrudhave.

Nëse fërkoni dhe tërhiqni lëkurën delikate rreth syve kjo mund të shkaktojë që qepallat të humbin elasticitetin duke u rrudhosur lëkura afër, thekson dermatologia Jessica Weiser. Lëkura rreth syve është shumë më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës dhe kështu ju vërtetë mund të dëmtoni kolagjenin dhe kapilaret. Zgjidhja më e mirë? Menaxhoni butësisht zonën rreth zyve duke e trajtuar sikur prekni butë mëndafshin, thekson ajo.

Më poshtë po ju paraqesim tri gabimet më të zakonshme të lëkurës që femrat bëjnë vazhdimisht. Me anë të fotove të ilustruara, ju kemi lehtësuar teknikën e aplikimit dhe metodat që duhet t’i përdorni në rutinën tuaj.

Gabimi 1#: të tërhiqni shumë vrazhdë qepallat gjatë aplikimit të llajnerit

Dr. Weiser rekomandon që të tërhiqni sa më butësisht lëkurën përreth syve dhe të pastroni grimin me anë të një pecete të mëndafshtë. Për aplikim më të lehtë të llajnerit zgjedhni llojin më të lëngshëm që mund të vendoset lehtësisht.

Gabimi 2# Të tërhiqni zvarrë lëkurën e ndjeshme gjatë heqjes së grimit

Kur bëhet fjalë për heqjen e grimit, durimi është shoku më i mirë i juaji. Dr. Weiser rekomandon pecetat e buta prej pambuku duke aplikuar sa më butësisht në zonën rreth syve deri sa grimi të pastrohet tërësisht nga fytyra. Nëse keni të vendosur maskara të papërshkueshëm nga uji, thithni një pecetë pambuku me bazë vaji dhe kjo do të ndihmojë që maskara të hiqet plotësisht. Ajo gjithashtu sugjeron që t’i largoheni pecetave të lagështa për pastrim të grimit sepse përmbajnë alkohol që shkakton tharje të lëkurës duke e privuar atë të qëndrojë e freskët. Nëse e keni patjetër përdorimin e tyre, atëherë ajo sugjeron që të paktën të zgjedhni llojin e pecetave që përmbajnë vaj kokosi.

Gabimi 3# Të fërkoni kremin e syve në mënyrë agresive

Kur bëhet fjalë për aplikimin e kremit për sy, prekja e lehtë dhe e butë është çelësi më i mirë i zgjidhjes. Kremi për sy duhet të aplikohet me lëvizje të lehta me anë të gishtërinjve, me sa më pak presion në lëkurë, duke filluar nga këndi i brendshëm i qepallave të poshtme e deri në skajet. Zgjedhni krem të butë dhe ushqyes që absorbojnë pothuajse mënjëherë përbërjen e kremit në lëkurë, duke garantuar hidratim të mjaftueshëm. Nëqoftëse kremi nuk absorbohet plotësisht në lëkurë, atëherë me anë të gishtërinjve bëni lëvizje të lehta deri sa të depërtojë thellë kremi në lëkurë./kosovarja.ch/

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.