4.4 C
Priština
More

    Menopauza e hershme – ul rrezikun e rrahjeve të parregullta të zemrës

    spot_imgspot_img

    Sipas HealthDay News – femrat që përjetojnë menopauzën në moshë relativisht të re mund të kenë ulje të rrezikut të rrahjeve të parregullta të zemrës, sugjeron një studim i ri.

    Studimi, me rreth 18,000 femra amerikane të moshës së mesme si dhe të vjetër, zbuloi se ato që kishin arritur menopauzën para moshës 44, kishin 17% shanse që të përjetojnë dridhje atriale (atrial fibrilation).

    Dridhja atriale është një çrregullim i zakonshëm ku dhomat e sipërme të zemrës dridhen në mënyrë kaotike në vend të kontraktimit në një ritëm normal. Kjo nuk do të thotë se paraqet rrezik të mënjëhershëm për vdekjen, por me kalimin e kohës kjo gjendje mund të rrisë rrezikun e ndonjë goditje apo sulm të zemrës.

    Fakti se menopauza e hershme lidhet me uljen e rrezikut të rrahjeve të parregullta të zemrës ishte “pak e habitshme”, theksoi Dr. Jorge Wong, studiues në Brigham dhe spitalin e femrave në Boston.

    Menopauza e hershme në fakt është e lidhur me rrezikun për rritje të sëmundjeve të zemrës – e ndonjëherë çon deri në atak apo sulme në zemër.

    Meqenëse prodhimi i estrogjenit bie pas menopauzës, ekspertët besojnë se hormoni ka një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, tha Wong.

    Pra, pse menopauza e hershme mund të ul potencialisht rrezikun për dridhje atriale?

    Nuk është e qartë sipas Wong. Por ai thekson se, në përgjithësi faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe dridhje atriale janë komplekse – e “ndonjëherë divergjente”.

    “Ne dyshojme se ulja e rrezikut (dridhja atriale) mund të lidhet kohëzgjatjen totale të femrës të ekspozimit të estrogjenit”, tha Wong. “Ajo që është me të vërtetë interesante, është se kjo mund të na japë të dhëna për mekanizmat themelor (çrregullimi i ritmit të zemrës)”.

    Sipas studimeve të bëra, Wong thekson se ka asociacion në mes kohëzgjatjes së menopauses dhe dridhjes atriale, dhe nuk sjell shkak-efekt.

    “Pse këto gra arrijnë menopauzë në moshë më të re?”, tha Gillis. “Ndoshta ekzistojnë faktorë tjerë që nuk i kemi kuptuar ende”.

    Wong thekson se ekipi u angazhua për të llogaritur se cilët mund të ishin faktorët e mundshëm – duke përfshirë nëse gratë ishin mbipeshë, kishin tension të lartë apo diabet, ose përdorim të terapisë hormonale pas menopauzës. Dhe, ekzistonte një lidhje në mes të kohëzgjatjes së menopauses dhe rrahjeve të parregullta të zemrës. Sidoqoftë, Wong thekson se janë të nevojshme më shumë hulumtime për të verifikuar nëse lidhja është e vërtetë – dhe pastaj të kuptojmë se pse ajo paraqitet.

    Sigurisht që gratë nuk mund të kontrollojnë kohëzgjatjen e menopauzës. Por nëse mosha në menopauzë është faktor në zhvillimin e dridhjeve atriale, kjo mund ti ndihmojë mjekët tek pacientët e tyre që janë në rrezik relativisht të madh, sipas Wong.

    Gillis ishte dakord me këtë. Por tani për tani, ajo rekomandon që gratë të fokusohen në faktorë të njohur që mund të ndryshohen – siç është tensioni i pakontrolluar i lartë i gjakut si dhe diabeti. Ajo gjithashtu theksoi se grate duhet ti tregojnë mjekut për ndonjë palpacion të zemrës, pasiqë kjo mund të jetë shenjë e dridhjes atriale.

    Mbi 2.5 milionë amerikanë kanë çrregullim me ritmin e zemrës. Përveç palpacioneve, simptomat përfshijnë lodhje kronike, gulçim dhe marramendje.

    Trajtimi shpesh përfshin barna që kontrollojnë ritmin e zemrës dhe shkallën e pulsimeve si dhe hollues të gjakut për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe sulmin në tru.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...