Maskë kundër akneve në bazë të aspirinës

spot_imgspot_img

Gati 90% të adoleshentëve dhe gati gjysma e të rriturve kanë më shumë apo më pak të theksuar problemin me akne dhe puçrra. Edhe pse nuk është një sëmundje që kërcënon shëndetin, puçrrat janë nga pikëpamja psikologjike, sociale dhe emocionale mjaft një problem serioz, për të cilin shumica e adoleshentëve ndjehen të pasigurt, të shëmtuar dhe të frustruar.

Lufta kundër akneve dhe puçrrave në fytyrë shpesh mund të jetë e gjatë dhe e dhimbshme, por mbi të gjitha edhe e kushtueshme, për shkak se disa nga produktet shumë të famshme janë mjaft të shtrenjta. Para se të vendosni për të shpenzuar para në prodhimet e ndryshme që ndodhen në raftet e parfumerive apo farmacive të ndryshme (që munden jo domosdoshmërisht të ndikojnë), provoni këtë maskë të pazakontë të rekomanduar nga portali i Beauty Banter, ku receta erdhi nga aktorja Kelly Kruger, e cila gjithashtu ka shumë probleme me puçrra në fytyre.

Kujdes! Nëse jeni alergjik ndaj aspirinës ose keni lëkurë tejet të ndjeshme, në asnjë mënyrë mos e përdorni këtë maskë!

Përbërësit për përgatitje janë:

  • 7 kokrra aspirinë
  • Pak ujë
  • Një lugë mjaltë

Përgatitja:

  • Aspirinën e shpërbëni në pluhur dhe pastaj e përzini me pak ujë për të fituar një përzierje të trashë që duket si pastë. Në përzierjen e fituar shtoni një lugë mjaltë dhe e përzieni mirë.

Mënyra e përdorimit:

  • Fytyren tërësisht e pastëroni me mjete të zakonshme për pastrimin e  fytyrës, por do të ishte e dëshirueshme nëse e bëni një pilling të vogël dhe kështu e përgatisni fytyrën për aplikimin e maskës. Shpërndani maskën në mënyrë të barabartë në fytyrë, duke shmangur sytë dhe gojën. Lëreni për të reaguar maska rreth 10-15 minuta, dhe pastaj shpërlani mirë fytyren me uj të pastër. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.