5.3 C
Priština
More

    Lythatë – Çfarë i shkakton dhe si t’i largojmë ato

    spot_imgspot_img

    Lythat mund që të paraqiten gjithkund nëpër trup, mirëpo për fat të mirë, ekzistojnë shumë mënyra efikase dhe pa dhimbje për t’i hequr ata. Mirëpo, specialistët apelojnë që këtë të mos e bëni vetë.

    Mos i kruani lythat

    Lythat janë krijime bëninje, të forta dhe jo të rrafshta të cilat shkaktohen nga virusët. Më së shpeshti paraqiten në gishtat e dorës, kryesisht afër thonjve, pas pëllëmbëve dhe shputave, tek fëmijët në fytyrë, tek meshkujt nën mjekërr, kurse tek femrat nëpër këmbë. Virusi bartet nëpërmes të kontaktit direkt apo indirekt, kurse prej inkubacionit deri tek paraqitja e lythit ndonjëherë zgjat edhe disa muaj. Personat me sistem të dobësuar imunitar janë më të prirur në këtë infeksion.

    Lythat nuk janë vetëm problem estetik, dhe për këtë duhet që të kërkoni ndihmën e mjekut. Mjekët thonë që shumica e lythave, posaqërisht tek fëmijët, duhet që të hiqen.

    – Molusqet janë shumë infektues. Ngjajnë në fluska të imëta ajri, kurse prindërit kuptojnë që bëhet fjalë për lytha tek atëherë kur rritet një numër i madh i tyre. Zakonisht janë të kuq dhe kanë një majë të bardhë në mes. Ato krijohen nëpërmes kontaktit direkt me personin e infektuar. Kruarja vetëm e përkeqëson gjendjen, sepse atëherë ato shpërndahen.

    Nëse nuk mjekohen, molusqet dikur rriten edhe deri në një centimetër, shumë lehtë barten në pjesë tjera të trupit dhe munden edhe të infektohen. Për këtë duhet që patjetër të largohen, dhe këtë duhet ta bëjë ekskluzivisht specialisti-dermatologu.

    Azoti i lëngshëm është i vjetëruar

    Sipas mjekëve, kiretazha është metoda më e padhimbshme për largimin e lythave. Secili lyth lyhet me krem, i cili duhet të qëndrojë rreth një orë, e pastaj secili lyth një nga një gryhet me shpatull dhe hiqet. Më e rëndësishmja është që të largohet plotësisht kapaku i bardhë në të cilin gjenden të koncentruar virusët.

    Ky proces zgjat shumë pak dhe bëhet pa dhimbje. Largimi i lythave me azot të lëngshëm llogaritet si i vjetëruar, sepse pas këtij trajtimi shumë shpesh vie deri tek ndezja e lythave.

    Lythat nuk zhduken vetvetiu

    Lythat shumë rrallë zhduken vetvetiu dhe për atë nuk duhet të presim që ajo të ndodhë. Në atë mënyrë vetëm humbet kohë dhe rritet rreziku nga shpërndarja e virusit nëpër trup.Vetëm personat me imunitet të lartë ia dalin me lythat. Të gjithë të tjerët duhet që t’i heqin ata.

    Nëse një apo dy muaj pas heqjes së lythit, në afërsi të vendit ku ka qenë ai paraqitet një lyth i ri, mos u brengosni. Ato janë krijime të cilat kanë ekzistuar gjatë heqjes së lythit, por që kanë qenë të vogla dhe nuk janë dukur.

    Shputat e këmbëve janë më kritiket

    Problemin më të madh e shkaktojnë lythat në shputa, sepse virusi, pas shtypjes nga ecja, mund që të depërtojë thellë në lëkurë.

    Lythat në shputa shpesh kapin një hapësirë shumë të madhe dhe formojnë një pllakë të tërë. Ato në fillim duken sikur një pjesë e ngjitur për lëkurë, e dendur, kurse në fazën më të vonshme ngjan në një mozaik të ngjitur në sipërfaqen e shputave, dhe shpesh njerëzit i përziejnë me kallo (lendimet e shkaktuara nga këpucët gjatë ecjes). Për këtë është shumë e rëndësishme që të vizitohet mjeku që të definohet se përse bëhet fjalë.

    Lythat në shputa më së lehti largohen me kiretazhë, radiovalë apo me lazer. Shërimi me azot të lëngshëm jep rezultate të pjesërishme sepse në një afat prej gjashtë deri në tetë muaj, lythi prapë shfaqet.

    Fibromat janë trashëguese

    Lythat e vegjël, të bardhë dhe të zgjatur në qafë, nën sy apo në qepalla nuk janë të rrezikshme dhe paraqiten vetëm tek personat e rritur. Bëhet fjalë për fibroma, krijimet trashëguese të cilat nuk i shkaktojnë viruset.

    Ato nuk duhet që të largohen, nëse nuk ju pengojnë. Mirëpo, nëse frikësoheni që do t’i lëndoni apo nëse fillojnë të pengojnë fushën tuaj të të pamurit, atëherë gjithsesi drejtohuni tek dermatologu, i cili do t’i largojë ato pa asnjë problem.

    Firbomat, për dallim nga lythat, largohen për shkak të arsyeve estetike apo praktike, dhe jo për shkak të arsyeve shëndetësore.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...