2.8 C
Priština
More

    Librat më të mirë dimëror të cilët mund ti lexoni pranë zjarrit

    spot_imgspot_img

    Ditët e errëta të dimrit për të gjithë adhuruesit e librave janë kohë ideale për shfletim, çaj të ngrohtë, zjarr dhe libra dimëror. Po ju sjellim disa propozime.

    Këto janë libra të cilat sigurisht do t’ju tërheqin vëmendjen dhe të cilat do t’ju zëvendësojnë ditët me shi dhe me bore.

    Trilogjia e mileniumit

    Tri libra të Stieg Larsson në bazë të cilëve janë inçizuar edhe filma të sukseshëm (“Meshkujt që i kanë mëri gratë”, “Vogëlushja e cila ka luajtur me zjarrin” dhe “Kulla prej letrave”) do t’ju tërheqin vëmendjen gjatë ditëve dhe netëve të gjata të dimrit. Bëhet fjalë për serialinmë të popullarizuar të të gjitha kohërave në Suedi. Tregimi përcjell vajzën problematike dhe shumë të pazakontë Lisbet Salander (profesionist për kompjuter dhe haker i mirë) dhe gazetarin e famshëm Mikael Blumkvist, i cili punon në gazetën “Milenium”. Ai dhe Lisbet do të kalojnë nëpër situata të pazakonta duke zgjidhur raste të cilët kanë tronditur Suedinë, por edhe duke zbuluar gradualisht të kaluarën e trishtuar dhe të dhimbshme të Lisbet Salander.

    Tregimi i trembëdhjetë

    Ky libër i Diana Satterfield ka emocione dhe misterin i cili do të ju mbajë në pasiguri deri në fund. Është ideal për ditët e ftohta të vjeshtës dhe netët e dimrit. Bëhet fjalë për historinë e Vide Vinters të familjes Angelfield, por në këtë rrugë zbulohen edhe shumë gjëra tjera nga e kaluara e vet Vide, por Margaret Li e cila është pranë Vide-s në udhëtimin e saj në të kaluarën.

    Fëmija i borës

    Me romanin e parë të tij “Fëmija i borës” Eowyn Ivey është i nominuar për çmimin Pulitzer më 2012 dhe e llogarisin si zbulimin më të madh letrar të atij viti. Ngjarja është e vendosur në vitin 1920 në Alaskë. Personazhet kryesorë janë Jack dhe Mabel të cilët largohen nga lidhja njëri me tjetrin. Ata vendosin të bëjnë një fëmijë nga bora, por kur zgjohen ditën e ardhshme fëmiu i bores është zhdukur, kurse në vend të tij është paraqitur një vajzë bionde. Tregimi i pazakontë mëtutje zhvillohet dhe “mbështillet” rreth çiftit të cekur dhe vajzës.

    Thirrja e botës së egër

    Ky klasik i Jack London-it jemi të sigurtë, shumica do ta propozonin për ditë dimërore. Përkujtohuni për këtë lektyrë të bukur gjatë këtij dimri. Qeni i ri Bak në Alaskë ka tërhequr sajat, por i shmanget kontrollit të njeriut dhe i kthehet botës së egër si udhëheqës i një tufe ujqish. Mirëpo, kjo është vetëm një pjesë e tregimit për Bakun, por edhe jetën në Alaskë.

    Jeta e Pi-ut

    Ky libër i bukur i Yann Martel, sipas të cilit është inçizuar edhe film i suksesshëm, do t’ju çojë që të kontrolloni qëndrimet tuaja të jetës dhe do të ju mësojë me disa gjëra të reja në jetë.

    Anija bartëse është fundosur, kurse në sipërfaqe të oqeanit të Qetë mbetet duke u lëkundur në ujërat e trazuar vetëm një barkë shpëtimi. Në barkë ndodhet ekip i pazakontë – hienë, orangutan, zebrë me këmbë të thyer, tigri mbretëror i Bengalit 200 kilogramësh dhe Pi Patel, 16 vjeçari Indian.

    Cili nga këto libra po ju pëlqen më së shumti? Çka lexoni më së shumti dimrit?/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...