5.3 C
Priština
More

    Kur lexoni fakte shokuese për këto ushqime, kurrë më nuk do ti hani ato

    spot_imgspot_img
    1. Pulë e pjekur

    Nëse keni menduar se pula e pjekur është më e shëndetshme se ajo e fërguar, keni gabuar. Vetëm njëra këmbë e pulës përmban sasinë e njejtë të yndyrërave sikurse një topth akulloreje.

    1. Jogurt grek

    Jogurti grek përmban sasi të madhe të yndyrërave të ngopura. Te disa lloje në vetëm tri lugë mund të gjenden 8.5 gram yndyra të ngopura, që e bën gati gjysmën e konsumimit të preferuar ditor.

    1. Salcë soje

    Salca e sojës është aq e shijshme për shkak se përmban mjaft kripë.nëse lyeni diçka me të mund të merrni me një shujtë edhe 38% të sasisë së preferuar të kripës ditore.

    1. Boronica të kuqe të thara

    Ky frut “i ushqyeshëm” përmban shumë sheqer – një grusht boronica të kuqe të thara përmban gati 70 gram sheqer.

    1. Buka nga furra

    Buka në disa furra është në të vërtetë më e pashëndetshme se ndonjë bukë e prerë në feta e cila pas disa ditësh qëndron në sirtar, sepse përmban sasi të madhe të natriumit.

    1. Supa

    Edhepse do të ishte më logjike që supa nga paketimi është ajo që përmban më tepër kripë, në të vërtetë supa e shtëpisë është ajo e cila është e mbingarkuar me kripë.

    1. Shkopinj me drithëra

    Disa shkopinj të drithërave përmbajnë më tepër kalori sesa shkopinjtë e çokollatës. Në to mund të gjenden edhe deri në 11,6 gram yndyrëra si dhe deri 217 kalori – që janë më tepër yndyrëra se sa që përmban një copë pice.

    1. Ushqimi i shpejtë

    Madje edhe kur nuk hani shpesh ushqim të shpejtë, nëse hani një hamburger, një pjatë pomfrit dhe shake konsumoni 83 gram yndyrëra, 5.5 gram kripë, 33 gram yndyrëra të ngopura, 115 gram sheqer dhe 1900 kalori.

    1. Sanduiçët

    Madje edhe nëse vendosni sallatë apo domate në sanduiçin tuaj, nuk do ta bëni shumë të shëndetshëm, sepse përmban shumë yndyrëra dhe karbohidrate.

    1. Pluhur për pjekje

    Pluhuri për pjekje tingëllon i padëmshëm, por përmabn sasi të mëdha të natriumit, i cili ndikon në ngritjen e presionit të gjakut.

    1. Mjalti

    Mjalti, në të vërtetë, mund të përmbajë më tepër kalori se sa sheqeri. Një lugë e vogël mjaltë përmban 25 kalori, kurse një lugë sheqer e madhësisë së njejtë ka 16 kalori./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...